Vaksina kundër meningjitit, qytetarët kërkojnë informacion tek bluzat e bardha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vaksina kundër Meningjitit nuk përfshihet në kalendarin kombëtar të vaksinimit, ndërsa qytetarët ndihen të frikësuar.

Por, këtë fillim viti ishte rasti i vdekjes së një personi nga kjo sëmundje, e cila shkaktoi panik dhe interesim të qytetareve për vaksinën.

“Është për t’u shqetësuar se është një sëmundje shumë e keqe edhe se di ku duhet t’i gjejmë vaksinat”, u shpreh një qytetare.

“Patjetër, patjetër që u shqetësuam shumë. Morëm informacion tek konsultoret e fëmijëve, aty ku bëhen vaksinat”-tha një tjetër.

Të interesuar pranë konsultoreve të fëmijëve bluzat e bardha tregojnë se ka patur familjarë të shqetësuar dhe që kërkojnë informacion mbi këtë vaksinë.

“Kemi pasur familjarë që janë interesuar, po shumë pak e kanë gjetur këtë vaksinë së në shtet nuk ekziston”- theksoi mjekja.

Më herët Instituti i Shëndetit Publik në lidhje me situatën është shprehur se raste të infektuara nga kjo sëmundje ka çdo vit, por në vendin tonë nuk është epidemi dhe nuk ka vend për panik.

I ftuar mbrëmë në studion e Ilva Now, në Euronews Albania mjeku infeksionist, Tritan Kalo, u shpreh se nuk ka vend për panik për sëmundjen e meningjitit.


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER