Prokuroria mbyll hetimet për tenderin e “Unazës së Re”, dosja kalon në gjykatë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Janë mbyllur hetimet për skandalin me tenderin e Unazë së Re, i cili u fitua nga kompania DH Albania me dokumente të falsifikuara.

Dosja është dërguar në gjykatë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. I vetmi i pandehur në këtë proces do të jetë 26-vjeçari, Avdjol Dobi. Ai është përfaqësues ligjor i kompanisë DH Albania, e cila kompaninë mëmë të saj e ka në Amerikë.

DH Albania fitoi tenderin e lotit të parë të Unazës së Re me vlerë 18 milionë euro duke falsifikuar dokumentacionin më të cilin mori pjesë në tender.

Skandali i “Unazës së Re” shpërtheu kur u publikuan dokumente se kompania kishte falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaware për të fituar dy tendera me vlerë 30 milionë euro në Shqipëri, një për “Unazën e re” dhe tjetri për linjën 220 kë Burrel-Peshkopi, me vlerë 12 milionë euro.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet menjëherë pas konfirmimit të falsifikimeve nga autoritetet amerikane. 

Ndonëse është thirrur disa herë nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, Avdiol Dobi nuk është paraqitur në organin e akuzës.

Nga këqyrja e sistemit TIMS, rezulton se ai nuk ka dalë jashtë Shqipërisë, por ende nuk është gjetur nga Policia e Shtetit me gjithë masën e sigurisë që është shpallur në datën 19 janar.

Etiketimet

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

TË FUNDIT

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER