Raporti i “Transparency International” për korrupsionin, Shqipëria humb 7 vende

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Niveli i korrupsionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor është në rritje. Këtë tregon raporti më i fundit i “Transparency International”, lëvizja globale kundër korrupsionit. Në Indeksin e saj Vjetor të Perceptimit të Korrupsionit, “Transparency International” e rendit Shqipërinë në vendin e 106 nga 180 vende që përfshirën në raport.

Shqipëria ka humbur 7 pozicione nga viti i kaluar pasi perceptimi i qytetarëve dhe opinionit publik ndaj pranisë së korrupsionit gjatë katër viteve të fundit është rritur. Më mirë se Shqipëria renditet Bosnje-Hercegovina, pavarësisht se ka rënë me gjashtë pikë në shtatë vitet e fundit dhe konsiderohet rënia më e fortë në Ballkan.

Indeksi i “Transparency International” çmon se sa efektive janë masat anti-korrupsion në institucionet dhe fushat kryesore, përfshirë degë të qeverisjes, gjyqësorin, median, sektorin publik e privat dhe shoqërinë civile. Reforma në drejtësi nga ekspertët e “Transparency International” është konsideruar fillim i mbarë për luftën kundër korrupsionit, por vonesa në krijimin e strukturave kyç të saj, si SPAK-u dhe Byroja e Hetimit ka kontribuar ne vlerësimin e dobët që morëm për vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Transparency International”, Shqipëria në krahasim me vitin e kaluar ka njohur një trend negativ në shkallën e perceptimit të korrupsionit duke zbritur me shtatë vende, krahasuar me një vit më parë. Shqipëria në indeksin e këtij viti renditet në vendin e 106 nga 180 vende që janë marrë në studim, ndërkohë që më parë renditej në vendin e 99.

Rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019 e zhvendosin Kosovën edhe më poshtë në rënditjen botërore. Kosova me 36 pikë këtë vit ka humbur edhe një pikë në sistemin e vlerësimit nga 37 qe kishte në 2018 dhe si rrjedhojë nga vendi i 93-të është vendosur në atë të101. Nga krahasimi i rezultateve për vendet e rajonit vihet re se asnjë nga shtetet e rajonit nuk ka shënuar ngritje në krahasim me vitin e kaluar.

Raporti rendit dhe Maqedoninë e Veriut si një shtet me korrupsion të lartë. Nga viti i kaluar, vendi ka pësuar një rënie të ndjeshme me 13 pozicione, ndërkohë që për ekspertët ky fakt është dëshmi e qartë se sistemi është tejet i brishtë. Serbia ka rënë nga vendi i 87-të në pozicionin e 91-të, kurse Mali i Zi ka pasur përmirësim duke u ngjitur një pozicion (66). Përmirësim të ndjeshëm ka pasur dhe Greqia, duke u pozicionuar në vendin e 60-të.

Ndërkohë sa i takon renditjes botërore, vendet me më pak korrupsion janë cilësuar Zelanda e Re dhe Danimarka, të ndjekura nga Finlanda, Singapori, Suedia dhe Zvicra. Ndërsa në fund të klasifikimit si vendet më të korruptuara, janë Somalia, Sudani jugor dhe Siria. Evropa Perëndimore dhe BE mbetet rajoni me nivelin më të ulët të korrupsionit, ndërsa niveli më i lartë arrin në vendet Afrikane.

 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER