Rruga europiane e Shqipërisë, Jean-Claude Juncker: Besoj se Franca nuk do të bllokojë negociatat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Ish-Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker,  ka folur në një intervistë ekskluzive për Euronews, rreth çështjes së hapjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.


Sipas tij, bllokimi francez ishte një gabim, ndërsa shton se Emmanuel Makron nuk do ta bllokojë në mënyrë përfundimtare hapjen e negociatave me këto dy vende. 

Ai shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut arritën të plotësonin kushtet e paracaktuara nga Komisioni Europian dhe se refuzimi për çeljen e negociatave në tetor të 2019, nuk duhej të ndodhte. Sipas ish-kreut të Komisionit, Bashkimi Europian në aspektin ndërkombëtar duhet të luajë një rol të besueshëm.

“Unë nuk e di a është ai gati të ndryshojë pikëpamjet e tij. Por ajo që mendoj për atë moment të veçantë të historisë evropiane është që ishte një sinjal i keq dhe si i tillë një gabim madhor bllokimi i negociatave për zgjerim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Unë kam negociuar me këto dy vende kaq herë dhe ata bënë atë që iu kërkuam ne të bënin. Nëse Bashkimi Evropian do të luajë një rol në arenën ndërkombëtare duhet të jetë i besueshëm.

Dhe kur ne nuk i mbajmë premtimet tona gjërat lëvizin në një drejtim të keq. Por ky është një proces që po vijon dhe nuk mendoj se në fund të ditës Franca do të bllokojë në mënyrë përfundimtare negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”- tha z.Juncker.

Intervista e ish-Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker:

Maria Psara, Korrespondente e Euronews në Bruksel: Në nëntorin  e kaluar Kancerlarja Merkel thuhet se kritikoi Makronin për stilin e tij të një politike përçarëse. A e ndani ju këtë vlerësim ?

Jean-Claude Juncker: Jo. Unë nuk kam admirim, por kam respekt për Presidentin Macron, i cili po punon mirë. Ai është Presidenti i parë francez në disa dhjetëvjeçarë që është hapur pro-evropian, dhe kjo është një gjë e mirë. Dhe unë nuk e kritikoj stilin e tij politik. Ne kemi kontrolluar gjithnjë nëse po notonim apo jo në të njëjtin drejtim, dhe është ajo që kemi bërë. Edhe propozimet që bëra gjatë paraqitjes së Situatës së BE-së në shtatorin e vitit 2017 dhe fjalimi që ai bëri në Sorbonë janë pak a shumë të njëjtë.

Maria Psara: Por në një mënyrë Macron e përçau politikën e BE-së, përshembull me zgjerimin e BE-së kur bllokoi procesin e zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ju në atë kohë folët për një gabim historik.

Jean-Claude Juncker: Po!

Maria Psara: A mendoni se mund të ndryshojë mendje ?

Jean-Claude Juncker: Unë nuk e di a është ai gati të ndryshojë pikëpamjet e tij. Por ajo që mendoj për atë moment të veçantë të historisë evropiane është që ishte një sinjal i keq dhe si i tillë një gabim madhor bllokimi i negociatave për zgjerim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Unë kam negociuar me këto dy vende kaq herë dhe ata bënë atë që iu kërkuam ne të bënin. Nëse Bashkimi Evropian do të luajë një rol në arenën ndërkombëtare duhet të jetë i besueshëm.

Dhe kur ne nuk i mbajmë premtimet tona gjërat lëvizin në një drejtim të keq. Por ky është një proces që po vijon dhe nuk mendoj se në fund të ditës Franca do të bllokojë në mënyrë përfundimtare negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Maria Psara: Evropa mbështetet shumë mbi aleancën Franko-Gjermane. A mund t’ia lejojë Evropa vetes të paralizohet politikisht nga mungesa e udheheqësisë gjermane nga ana e Merkel?

Jean-Claude Juncker: Jo pasi kjo është përshtypja që kanë njerëzit dhe gazetarët, që Merkel është e mbaruar, dhe nuk është ashtu. Unë kam marrë pjesë në të gjitha takimet e Këshillit Evropian ku kam diskutuar politikat e BE-së me homologët aty dhe kurrë s’kam dëgjuar ndonjë fjalë që mund të tregonte se Merkel ka humbur influencën e saj. Ajo nuk e ka humbur.

Maria Psara: Pra ju nuk trembeni apo nuk jeni i shqetësuar se ndoshta Evropa…

Jean-Claude Juncker: Jo, jo, jo. Mendoj se miqësia franko-gjermane është thelbësore. Por kurrë s’kam menduar se miqësia mes Gjermanisë dhe Francës, megjithëse thelbësore, por ndonjëherë edhe si një poemë, është e mjaftueshme për të përforcuar integrimin e brendshëm evropian. Ata kanë nevojë për të tjerët dhe e dinë këtë gjë. Ata nuk e kanë pranuar kurrë këtë gjë por unë e di që ata e dinë, për kaq shumë arsye, se atyre iu nevojiten edhe të tjerët






Etiketimet

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...


TË FUNDIT

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER