Venecia merr “Anti-shpifjen”, komisioni i njohur do të shqyrtojë ligjin e kthyer nga Ilir Meta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni i Venecias ka publikuar njoftimin se dy ligjet të cilët janë miratuar nga Kuvendi dhe janë kthyer nga Presidenti, do të shqyrtohen shumë shpejt prej tyre.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, ‘Venecia’ bën me dije se tashmë ligjet do të shqyrtohen më muajin mars të këtij viti, pasi një kërkesë që vjen nga Këshilli i Europës, një institucion ky mjaft kritik ndaj sjelljes së qeverisë shqiptare me mediat.

“Komiteti Monitorues i Asamblesë Parlamentare kërkoi një mendim të Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin Shqiptar ‘për Shërbimin e Mediave Audiovizive’”, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.

Kjo paketë ka shkaktuar reagime të forta në politikën shqiptare, ndërsa nuk kanë munguar akuzat në adresë të mazhorancës.

Partia Demokratike ka pohuar se sapo shqiptarët t’i besojnë qeverisjen e vendit, ajo do ta zhbëjë paketën e “antishpifjes”, paketë kjo që u miratua në Kuvend vitin e kaluar.


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER