Edi Rama flet ekskluzivisht për Euronews Albania: Konferenca e Donatorëve do të jetë e suksesshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama ka dhënë detaje të reja pas vizitës që zhvilloi në Bruksel, ku u takua me Presidenten e Komisionit të Bashkimit Europian, znj. Ursula von der Leyen, e cila njëherësh është edhe organizatorja e “Konferencës së Donatorëve”.


Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, shefi i qeverisë shqiptare nga Brukseli pohoi se ka shpresa të mëdha nga Konferenca e Donatorëve, e cila do të mbahet në 17 shkurt dhe që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për zonat e dëmtuara nga tërmeti  i 26 nëntorit në Shqipëri.  

I pyetur nga korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri se çfarë do të bëjë vetë kryeministri për të bindur vendet skeptike për hapjen e negociatave, shefi i qeverisë tha se Shqipëria duhet të vijojë me thellimin e reformave pa humbur asnjë sekondë nga koha e saj.

Kryeministri i vendit, z. Edi Rama tha se do të vijojë përpjekjet lobuese, me qëllim që në 17 shkurt, Shqipëria të përfitojë sa më shumë  mbështetje financiare nga Konferenca e Donatorëve. Ai kishte një mesazh edhe për ata persona, që sipas tij e kritikojnë fushatën e tij lobuese për mbledhje të fondeve për rindërtimin në Bashkimin Europian.

“Unë jam në kontakte të vazhdueshme me këdo që është i përfshirë në listën e Presidentes së komisionit dhe ky rrugëtim për të sensibilizuar dhe për kërkuar mbështetje është një domosdoshmëri, kështu që, sikundër kam takuar Kryeministrin e Italisë apo Kancelaren, besoj që do të kem disa takime të tjera dhe përfitoj nga rasti që t’iu them të gjithë atyre që shprehen se “ kjo do duhej bërë vetë, se nuk kemi pse të lypim lart e poshtë”.

Që e para, po të ishte për shtëpinë time nuk do t’i shtrija dorën askujt, por këtu bëhet fjalë për shtëpinë tonë të përbashkët. E dyta, që në raport me madhësinë dhe mundësinë tonë, ky është një operacion që asnjë vend nuk do ta kishte përballuar thjesht i vetëm, se për ndryshe  nuk do të kishte BE mekanizma solidariteti për raste të fatkeqësive natyrore,  se kur ndodh diçka në një vend, të gjithë vendet bëhen bashkë dhe mbështesin atë vend”-tha z. Rama

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama intervistë ekskluzive për Euronews Albania:

Pyetje: Z. Rama, ju u takuat përveç kancelares Merkel dje me gjermanen Ursula von der Leyen, cilat janë pritshmëritë për Konferencën e Donatorëve fillimisht, a do të arrihen objektivat, si doli biseda e djeshme?

Kryeministri Rama: Ne patëm një bisedë shterruese me Presidenten e Komisionit, e cila është organizatorja e konferencës, që ka ftuar të gjithë vendet e Bashkimit Europian dhe përtej vendeve të BE, që të bashkohen në një tryezë për të mbështetur Shqipërinë dhe kemi besim që konferenca do të jetë një sukses, edhe pse e dimë shumë mirë përpara dhe e kam thënë qysh në fillim se nevojat e të gjithë procesit nuk do mund të përmbushen nga konferenca, por sidoqoftë, një pjesë e nevojës është më se e mjaftueshme dhe për me tepër e rëndësishme që BE dhe vende e tjera të jenë me ne në këtë rrugëtim.

Pyetje: Do të vijojnë vizitat në vende e tjera, siç bëtë në Gjermani për lobim për këto fonde?

Kryeministri Rama: Unë jam në kontakte të vazhdueshme me këdo që është i përfshirë në listën e Presidentes së Komisionit dhe ky rrugëtim për të sensibilizuar dhe për kërkuar mbështetje është një domosdoshmëri, kështu që, sikundër kam takuar Kryeministrin e Italisë apo Kancelaren, besoj që do të kem disa takime të tjera dhe përfitoj nga rasti që t’iu them të gjithë atyre që shprehen se “ kjo do duhej bërë vetë, se nuk kemi pse të lypim lart e poshtë”. Që e para, po të ishte për shtëpinë time nuk do t’i shtrija dorën askujt, por këtu bëhet fjalë për shtëpinë tonë të përbashkët. E dyta, që në raport me madhësinë dhe mundësinë tonë, ky është një operacion që asnjë vend nuk do ta kishte përballuar thjesht i vetëm, se për ndryshe nuk do të kishte BE-ja mekanizma solidaritetit për raste të fatkeqësive natyrore, se kur ndodh diçka në një vend, të gjithë vendet bëhen bashkë dhe mbështesin atë vend.

Pyetje: Kur flasim për BE, a prisni që Komisioni do ta bëjë ende më të pjerrët rrugën drejt anëtarësimit?

Kryeministri Rama: Jo, e mira është që komisioni i ri ka studiuar të gjithë dosjen tonë dhe ka arritur në të njëjtin konkluzion që: Shqipëria meriton të hapë negociatat për anëtarësim”, por e dimë shumë mirë se kjo nuk është një çështje e Shqipërisë dhe as e Maqedonisë së Veriut, kjo është një çështje e brendshme e BE-së dhe nëse procesi i brendshëm dhe debati mbi metodologjinë do të avancojë dhe do të konkludojë, mundësitë janë të mëdha, Por, unë nuk dua që të rris asnjë pritshmëri, pasi besoj që ne do të bëjmë atë që kemi bërë si u hapën, si s’u hapën negociatat.

Konferenca e Donatorëve dhe fatura e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

Konferenca e Donatorëve do të zhvillohet me 17 shkurt në Bruksel, ndërsa përmes saj do synohet mbledhja e fondeve për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmeti të vitit të kaluar. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi pasoja të rënda mbi shoqërinë shqiptare, ku krahas jetëve të humbura, shumë banesa në Durrës, Thumanë dhe në qarkun e Lezhës u shkatërruan dhe qytetarët mbetën në qiell të hapur.

Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama para se të zhvillonte një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ishte në Itali dhe Gjermani, prej ku mori dhe mbështetjen e tyre për ndihmë financiare për Konferencën e Donatorëve.

Shuma paraprake e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit sipas kryeministrit shqiptar e kalon shifrën e 1 miliard eurove. Nga ana tjetër, opozita e bashkuar ka kritikuar vazhdimisht qeverinë shqiptare pasi sipas saj, kjo e fundit nuk ka bërë asgjë konkrete për të ndihmuar të prekurit e tërmetit.






Etiketimet

Parlamenti miraton ligjin për menaxhimin e Butrintit

Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim do të marrë në menaxhim për 10 vitet e ardhshme Parkun Kombëtar të Butrintit. Ligji është miratuar këtë të hënë në...

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...


TË FUNDIT

Parlamenti miraton ligjin për menaxhimin e Butrintit

Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim do të marrë në menaxhim për 10 vitet e ardhshme Parkun Kombëtar të Butrintit. Ligji është miratuar këtë të hënë në...

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER