Indeksi i barazisë gjinore, Shqipëria renditet poshtë mesatares së BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Indeksi i barazisë gjinore që u publikua dje nga INSTAT, tregon se për vitin 2017, Shqipëria renditet më poshtë se mesatarja e Bashkimit Evropian, me përjashtim të fushës së qeverisjes, ku Shqipëria ka më shumë barazi gjinore sesa mesatarja e vendeve të BE-së.

Ashtu si në të gjithë BE-në, ndarja gjinore në tregun e  punës është ende e dukshme dhe e pasqyruar në  përqendrimin  më të lartë të grave në sektorë si shërbimet sociale. Gjithashtu në fushën e parasë, rezultati prej 59.6 rrjedh nga një situatë veçanërisht e pafavorshme në nën fushën e burimeve financiare, ku maten pabarazitë në të ardhura dhe fitime mes grave dhe burrave.

Në  fushën e dijes, rezultati tregon një hendek ende të madh gjinor në të dyja këto nën fusha:  arritjet  dhe pjesëmarrja, dhe ndarja e punës. Ndonëse ka më shumë gra të arsimuara sesa burra, në  Shqipëri, ato zënë një vend relativisht më të vogël krahasuar me nivelet e BE-së dhe objektivat kombëtarë.


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER