Reforma zgjedhore, flasin përfaqësuesit e shoqërisë civile: Alibi për të ulur palët në tryezë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar më shumë kohë për të vendosur shqyrtimin në seancë plenare të ankimit të bërë nga kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi mbi padinë e saj për të shpallur antikushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, çka do të thotë se deri në plotësimin e karrigeve bosh do të duhet të pritet një kohë jo shumë e shkurtër.


Të ftuar në studion e Ilva Now, në Euronews Albania, Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike dhe Gerta Meta, drejtore e Shoqërisë për Kulturë Demokratike kanë diskutuar rreth ngërçit të krijuar në disa bashki të vendit për shkak të largimit të kryetarëve të tyre, çështjes së reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas znj. Greta Meta, nisur nga situata kur presidenti nuk e njeh 30 qershorin si proces të rregullt zgjedhor, nuk dihet kur do të zhvillohen zgjedhje në bashkitë ku nuk ka kryetarë, çka i shton shanset për zgjedhje të parakohshme.

Teksa kanë folur për reformën zgjedhore, të dy përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë qenë të një mendjeje në faktin se këshilli politik, i formuar pas tryezës mes mazhorancës dhe opozitës po tregohet shumë diskret në mungesë të plotë transparence kundrejt shoqërisë civile dhe grupeve të interesit që ka kontribuar me propozimet e veta gjatë diskutimeve në komision të reformës.

Sipas znj. Meta, që pas konferencës për mediat ku u lajmërua marrëveshja surprizë, këshilli politik ndërpreu çdo lloj komunikimi dhe nuk ka dha më asnjë informacion.

“Kemi qenë pjesë aktive e seancave të komisionit të reformës zgjedhore por po shohim se ky finalizim po shkon pa transparencë. Këshilli politik ishte një surprizë që u mbajt e fshehtë. Sepse që nga momenti që dolën me një deklaratë nuk ka më asnjë informacion tjetër. Gjatë dëgjesave në komision kemi diskutuar disa oferta që kanë sjellë ekspertë në lidhje me financimin e partive, kuotat gjinore dhe vetëm kaq, dhe është stopuar çdo gjë. Palët politike asnjëherë nuk kanë qenë të drejtpërdrejtë në qëndrimet e tyre politike, qoftë PS apo PD për të thënë se do ta ndryshojnë sistemin”, – tha znj. Meta.

Sipas z.Krasniqi, këshilli është një paradhomë për një takim mes liderëve.

“Është një këshill tipik, nuk ka legjitimitet, e kanë të qartë që vendimmarrja e tyre do të jetë e diskutueshme. Reformë zgjedhore serioze nuk do ketë, ashtu siç presin shqiptarët. Ka një kompromis të heshtur mes palëve se nuk do ketë ndryshime esenciale, vetëm gjëra të vogla. Po e përdorin reformën si alibi për të ulur palët në tavolinë”, – tha ai.

Sa i përket çështjes së zgjedhjeve të parakohshme, znj. Meta u shpreh se kjo është një çështje për të cilën si gjithmonë vendosin vetë politikanët duke e vënë popullit para faktit të kryer.

“Nuk e di a do të ketë zgjedhje në 2020. Ka zëra që mund të bëhen në tetor, këtu vendosin ata”, tha znj. Meta.

Ndërkohë, për z. Krasniqi në kushtet ku ndodhte vendi me një parlament formal është i nevojshëm, ndërsa u shpreh skeptik për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nisur nga tradita që kanë ndjekur politikanët shqiptarë deri më sot.

“Shqipëria ka bërë vetëm 2 herë zgjedhje të parakohshme, kur ka qenë në buzë të greminës. Politikanët shqiptarë nuk bëjnë zgjedhje të parakohshme”, – tha z. Krasniqi.






Etiketimet

Kurti reagon për aksionin në Veri: Krimi po luftohet pa ndërprerje

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u gjet një laborator i kultivimit të marijuanës me mbi...

Rama pas dështimit të raundit të dytë: Duhen dy për tango

Pas dështimit të raundit të dytë të presidentit, Rama deklaroi për mediat se nuk kanë partner. Ai u shpreh se po pret me qetësi...

Haxhiu: Opozita e Berishës ia rrezikon pushtetin Ramës më shumë se Basha

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin ‘Shock’ se me fitoren e një ditë më parë Berisha ka arritur ta fitojë betejën e tij të...


TË FUNDIT

Kurti reagon për aksionin në Veri: Krimi po luftohet pa ndërprerje

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u gjet një laborator i kultivimit të marijuanës me mbi...

Rama pas dështimit të raundit të dytë: Duhen dy për tango

Pas dështimit të raundit të dytë të presidentit, Rama deklaroi për mediat se nuk kanë partner. Ai u shpreh se po pret me qetësi...

Haxhiu: Opozita e Berishës ia rrezikon pushtetin Ramës më shumë se Basha

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin ‘Shock’ se me fitoren e një ditë më parë Berisha ka arritur ta fitojë betejën e tij të...

Parlamenti miraton ligjin për menaxhimin e Butrintit

Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim do të marrë në menaxhim për 10 vitet e ardhshme Parkun Kombëtar të Butrintit. Ligji është miratuar këtë të hënë në...

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER