Pengmarrja e Jan Prengës, operacioni i policisë për arrestimin e autorëve zhvendoset në Shkodër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Forcat speciale RENEA zbarkuan mëngjesin e kësaj të enjteje në Shkodër. Kontrolle u ushtruan në disa banesa, objekte e magazina, por pa mundur të arrestojnë persona të dyshuar për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz. Por sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar prova që do të çojnë në zbardhjen e rrëmbimit me pasojë vdekjen e 49-vjeçarit mesditën e 17 janarit.

Krahas 5 të ndaluarve, Prokuroria ka lëshuar edhe 6 urdhër arreste të tjera, ndërsa autoriteteve britanike iu është kërkuar të merret në pyetje vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga i cili ndodhet në burg në Angli.

Hetuesit duan që përmes dëshmisë së Astrit Prengës të zbulojnë se cilat janë  grupet kriminale që urdhëruan pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës. Nga ana tjetër, policia vijon kërkimet për të gjetur trupin e zhdukur të Prengës në disa zona përreth Shijakut. Të arrestuarit që do të dalin nesër përballë gjykatës, kanë mohuar akuzat dhe nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit.

Sipas policisë, rrëmbimi i 49-vjeçarit  ka ardhur si pasojë e përplasjes që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, pas  konflikteve kriminale për një sasi kokaine në Britaninë e Madhe.

Shtetasi Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit pranë banesës së tij, në rrugën ‘London’ në Kamëz. Disa persona e dhunuan dhe e futën me forcë në një automjet, ndërsa 11 ditë hetime intensive e çuan policinë në Shijak.

Për pengmarrjen uniformat blu arrestuan 4 persona: Olsi Turja dhe Bajram, Elton e Leonard Hajri të gjithë nga Shijaku. Hetimet zbuluan se të ndaluarit, pasi rrëmbyen Prengën u nisën drejt  resortit në pronësi të Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim.

Por për shkak të goditjeve të marra në Kamëz, ku u rrëmbye dhe humbjes së gjakut, 49-vjeçari Jan Prenga, sipas policisë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin ‘Golden’ ku edhe do të mbahej peng.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER