Gomonia e dyshuar për trafik droge braktiset në plazhin e Vlorës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me skafin, i cili u gjet i braktisur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si  “Pylli i Sodës”.

Sipas uniformave blu, një skaf me tre motorë është braktisur këtë të enjte pranë bregdetit të Vlorës pas një ndjekjeje nga Policia Kufitare shqiptare dhe forcat e Guardia Di Finanza-s, ndërsa ka dyshime se skafi do të përdorej për trafik të lëndëve narkotike. Gjithashtu bëhet me dije se në operacion ka marrë pjesë edhe strukturat e Frontex.

Më tej Policia thekson se dy mjete lundruese janë pikasur fillimisht në Korfuz, ndërsa thuhet se gomonet janë nisur nga shteti grek dhe gjatë kësaj kohe ato janë mbajtur nën vëzhgim të rreptë nga strukturat policore dhe nga shërbimet partnere. Njëra prej tyre është braktisur, ndërsa tjetra është rikthyer sërish në ujërat në Greqi.

“Ditën e djeshme rreth orës 16:00, pas informacionit të marrë se dy mjete lundruese tip gomone ishin pikasur në Korfuz nga avioni i Forntex-it, duke lundruar drejt ujërave shqiptare, menjëherë janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet policore nga uji, toka, po ashtu edhe nga ajri.

Ky operacion ka vijuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë, Delta Forcë dhe Guardia di Finanza, roja bregdetare, si dhe nën koordinimin orientues të QNO Durrës,  duke  mbajtur kontakte edhe me avionin e Frontex-it që kryente ndjekjen nga ajri, me qëllim bllokimin e mjetit dhe kapjen e bordit që drejtonte gomonen.

Gjatë ndjekjes, një mjet lundrues është kthyer përsëri në ujërat greke, ndërsa mjeti tjetër lundrues tip gomone me 3 motorë të llojit “Yamaha”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përfituar nga kushtet atmosferike dhe errësira e natës është braktisur nga ekuipazhi, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë”-thekson policia.

Policia ka kryer kontrolle në gomonen e braktisur, por nuk ka konstatuar asnjë material të jashtëligjshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, i cili ka nisur menjëherë  punën për dokumentimin e ngjarjes dhe më pas arrestimin personave, të cilët braktisën gomonen pas ndjekjes së policisë.

Personat që ishin në bordin e gomones shfrytëzuan favoret e errësirës për t’u larguar në drejtim të paditur.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER