Shërbimi Informativ i Shtetit bie viktimë e një sulmi kibernetik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën tri burime të rëndësishme inteligjence, të agjencisë së lajmeve “Reuters” thanë se Turqia qëndron pas një vale sulmesh kibernetike që kanë shenjëstruar disa qeveri dhe agjenci qeveritare në Europë, përfshi Shqipërinë.

Sulmet kanë përfshirë përgjime të trafikut të internetit në përdorim nga viktimat e shenjëstruara, gjë që u ka siguruar hakerëve turq, akses në rrjetet e strukturave qeveritare.

“Shërbimi Informativ Shtetëror i Shqipërisë është ndër objektivat e sulmuar” thanë burimet. Turqia ka shtënë në dorë qindra emra përdoruesish dhe fjalëkalime të shërbimit inteligjent shqiptar, sikurse pohoi për Reuters një nga hetuesit e sigurisë kibernetike. SHISH nga ana tjetër mësohet se i ka konsideruar si infrastrukturë të paklasifikuar objektivat e shënjestruara nga sulmet turke duke shtuar se ato nuk ruanin “asnjë informacion të klasifikuar” dhe “asnjë sekret shtetëror të asnjë niveli”.

Sikurse mësohet, subjektet që kanë kryer sulmet nuk identifikohen drejtpërdrejt me qeverinë turke, por sipas dy zyrtarëve britanikë dhe një tjetri amerikan, që kanë investiguar rastin, ka shenja të qarta se bëhet fjalë për një operacion spiunazhi kibernetik të mbështetur nga shteti, me qëllim avancimin e interesave turke. Sulmet kanë ndodhur që nga fillimi i vitit 2018.

Ndër qeveritë e sulmuara përveç Shqipërisë, janë edhe Iraku, Greqia, Qipro. Ministria turke e Punëve të Brendshme, nuk pranoi të bëjë asnjë koment mbi këtë çështje. 

Për këtë çështje ka folur edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, z. Fatos Klosi. I ftuar në studion e Euronews Albania, ish-kreu i SHISH tha se ky informacion i raportuar nga agjencia e lajmeve “Reuters” duhet të merret në konsideratë.

“Çdo informacion duhet marrë në konsideratë. Shërbimet i marrin në konsideratë të tërë dhe natyrisht pastaj  pasi i trajtojnë, ka qenë apo jo vërtetë, në çmasë ka qenë i vërtetë. Si informacion duhet marrë parasysh.

“Nuk ka miq në këto punë. Gjithkush punon për vete. Pastaj miqësia bën që një pjesë e atyre që ti di, ia transmeton tjetrit, por asnjëherë të tëra. Kjo është logjike dhe kjo është traditë. Çdo vend sado miq që të jenë, ka çfarë mëson nga një vend tjetër për interesat e tij natyrisht. Në fillim kur e dëgjova si lajm më thënë të drejtën edhe u çudita. Nga ka dalë thashë. Meqenëse asnjëri prej dy shërbimeve, qoftë shqiptari qoftë turku, nuk kanë interes ta tregojnë.  Turku se e ka bërë, shqiptari do të ishte më mirë që të hiqesh  më mirë që nuk e di dhe të vijonte punën për të parë se cila është e vërteta, mirëpo dalja nga të tjera shërbime Reuters është agjenci e madhe dhe duhet t’i besojmë, por edhe asaj deri diku.

Në përgjithësi nuk komentohen këto gjërat që lidhet me shërbimet. Nuk ka asnjë kuptim të komentohet, pasi e gjithë puna e shërbimeve është sekrete. Përpiqen t’i mbajnë sekretet. Çdo koment  do të ishte miratim ose jo miratim në lidhje me problemin”-theksoi z. Klosi.

I pyetur se sa e rrezikuar është Shqipëria nga sulmet kibernetike, z. Klosi tha se vendi  ynë është më i ekspozuar se vendet e tjera pasi ka një eksperiencë të re në fushën e informatikës.

“Është goxha, pasi hakerat kanë arritur të thyejnë edhe kode shumë të rëndësishme të institucioneve të rëndësishme. Shqipëria në këtë drejtim sigurisht ka probleme më shumë se vende të tjera pasi në informatikë janë të avancuar.

Për gjërat që ne i dimë më mirë se të tjetër, Për të gjitha fushat, situatën për krimin, terrorizmin, situatën politikë, Janë plot probleme që s, fqinjët sidomos janë të interesuar se çfarë ndodh në Shqipëri. Edhe ne kemi gjëra që nuk kemi qejf t’i dinë të tjerat”-tha z. Klosi.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER