“Heroi i Kohëve Moderne”: 90-vjeçari që gatuan për të pastrehët e Romës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çdo fundjavë në një treg shumëngjyrësh në jug të Romës do të takoheni me 90-vjeçarin Dino Impagliazzo.

Ai ecën ngadalë mes sallave duke u përshëndetur me gëzim nga shitësit teksa i dorëzojnë arka me fruta dhe perime të mbetura.

Për një dekadë Impagliazzo i njohur në Romë si “kuzhinieri  i të varfërve” e kalon fundjavën e tij duke mbledhur ushqimet e mbetura për të gatuar më pas vakte të ngrohta për të gjithë të pastrehët e Vatikanit.

Çanta me ushqime e produkte në prag të skadimit dhurohen nga dyqanet lokale, por dhe furrat e bukës e ndihmojnë 90-vjecarin të ushqeje të pastrehët.

90 vjecari italian

90vjecari italian 2

Impagliazzo drejton skuadrën e tij të vullnetarëve duke marrë rolin e shefit të kuzhinës për të pregatitur të gjitha ushqimet. 

Për katër ditë të javës, rreth 300 vullnetarë i bashkohen atij për të gatuar 800-1000 racione me supë me perime, sanduiç por edhe ëmbëlsira. E çdo mbrëmje ua shpërndajnë personalisht të pastrehëve.

“Për plot 15 vite së bashku me miqtë e mi ne gatuajmë për të varfërit dhe të pastrehët që jetojnë në rrugë”, shprehet ai.

Për Impagliazzo, i cili dikur punonte për Departamentin e Sigurimeve Shoqërore në Itali, çdo gjë nisi disa vite më pare, kur një burrë i pastrehë në një stacion treni në Romë i kërkoi para për të blerë një sanduiç.

Sanduiçët të heqin urinë, por janë pak për të ngrohur të pastrehët. Kështu, së bashku me gruan dhe miqtë e tij, ai filloi të gatuaj në shtëpi, më pas në kuzhinë profesionale.

“Ne e filluam këtë aventurë me dhjetë sanduiçe, atëherë bëmë 30, 40, 50 …”, tha ai duke shtuar se mesazhi është i qartë.

“Ne përpiqemi të përfshijmë gjithnjë e më shumë njerëz në mënyrë që Roma të bëhet një qytet ku njerëzit mund ta duan njëri-tjetrin, e dini? Solidariteti” thotë 90-vjeçari.

Sipas Caristas ka rreth 7.700 njerëz të pastrehë që jetojnë në kryeqytetin italian, Numri që mblidhet pranë Vatikanit është rritur dukshëm vitet e fundit.

 Impagliazzo, është nderuar nga Presidenti Italian Sergio Mattarella duke u njohur si  “Hero i kohëve moderne”.

90vjecari italian 3


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER