Vendi

Mesazhi i ambasadores amerikane Yuri Kim: Tri prioritetet e mandatit tim

Përditësimi i fundit: 10/02/2020 - 09:37
Text size Aa Aa

Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë është një nga tri prioritetet kryesore të mandatit të ambasadores amerikane, Yuri Kim. Përmes një video mesazhi, znj. Kim zbulon se në vëmendje të punës së saj janë dhe Mbrojtja dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

“Gjatë mandatit tim këtu, unë kam në plan të punoj mbi tri prioritete. Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.

Së dyti, do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekje tuaja për anëtarësim në BE.

Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë, do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.

Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, shprehet znj. Kim.

Ndërsa prioritetet i bën nga zyra e saj, më pas Yuri kim zbret në sheshin “Skënderbej’, prej nga ku shpreh dëshirën për të njohur vendin dhe takuar njerëzit.

“Po pres me kënaqësi që të takoj qytetarët shqiptarë, të mësoj për trashëgiminë tuaj të pasur kulturore të vizitoj peizazhet tuaja të mahnitshme, të shijoj kulinarinë tuaj të shijshme. Të përjetoj mikpritjen tuaj të jashtëzakonshme, dhe shumë gjëra të tjera”, shprehet ambasadorja amerikane.

 

Tregime të lidhura