OFL shkresë Pajtim Serjanit dhe Olsi Jahelezit: Justifikoni pasurinë brenda 48 orëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Operacioni Forca e Ligjit iu ka nisur shkresë për deklarimin e pasurisë dy personave të tjerë të dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe gjobëvënie. Pajtim Serjani, brenda 48 orëve duhet t’i përgjigjet pyetjeve mbi burimin e pasurisë.

Ai  është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite heqje lirie, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin.

Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni kafeje në vitin 2014, ndërsa një vit më vonë i shpëtoi një atentati në Rrugën e Kavajës.

Një emër tjetër që duhet të justifikojë pasurinë është Orges Jahelezi, i  arrestuar në 2018-n, gjatë operacionit ‘Volvo-4’ pas zbulimit të laboratorit të heroinës në fshatin Brenogë të Hasit. Jahelezi njihet si anëtar i ‘Grupit të Shijakut’, që akuzohet se trafikonte kokainën në Gjermani dhe disa vende të Evropës.

Ndërsa me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme sekuestroi pasuritë e Bledar Seferit në Durrës. Seferi, sipas prokurorisë, është lidhje e italianit Giovanni Di Cosimo, i arrestuar nga policia shqiptare.

Nën sekuestro është vënë një fabrikë e përpunimit të plastikes, troje, disa makina dhe llogari bankare.

Përgjatë 10 ditëve aksion nga OLF-ja, formulari për vetëdeklarim të pasurisë u është dërguar 15 personave të njohur të botës së krimit, ndërsa në kushtet e emergjencës janë sekuestruar disa biznese e prona në Shijak dhe qytetin e Shkodrës si dhe disa automjete të blinduara.

Struktura e posaçme OFL parashikon kontrollin e pasurive të personave që janë dënuar për vepra të rënda penale në vitet e shkuara, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre në rastet e dyshimeve. OFL është në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në këtë rast Ardi Veliu, dhe drejtohet nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale. Kjo strukturë, së bashku me drejtorin e policisë, merr fuqi ligjore që i lejojnë të anashkalojnë Prokurorinë dhe Gjykatën. Ajo ka në përbërje të saj punonjës të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Përveç aksesit në database-in e Policisë së Shtetit, OFL-ja ka akses në informacionin apo bazën e të dhënave të institucioneve publike, përfshirë sistemin TIMS. Në shënjestër paketës anti KCK janë të gjithë personat e dënuar apo që janë nën hetim për 44 vepra të rënda penale, ku përfshihen organizata kriminale, banda e armatosur, grupet kriminale, vrasjet, organizatat terroriste, rrëmbimet, pengmarrjet, trafiqet e armëve dhe të drogës, prostitucioni, vjedhjet etj. Njësia speciale e përbërë nga 50 oficerë.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER