Vendi

Kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, 8 kandidatë mbeten në garë

Përditësimi i fundit: 14/02/2020 - 11:01
Text size Aa Aa

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përzgjedhur 8 kandidatët që do të hyjnë në testin final.

Emrat e garuesve janë përzgjedhur pas vlerësimit të testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruar raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë.

Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera.

Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve.

Faza përfundimtare për përzgjedhjen e kreut të BKH-së përfshin testimin poligrafik, ose siç njihet ndryshe, makina e së vërtetës dhe intervistën finale.

Kandidatët e mbetur në garë janë: Aida Veizaj, Ardian Çipa, Artur Beu, Ervin Hodaj, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi, Idajet Faskaj dhe Ylli Pjetërnikaj.

Tregime të lidhura