PD kërkon qeveri kujdestare, Ivi Kaso: Duhet të garantohen zgjedhje të lira

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike e Shqipërisë i është rikthyer propozimit për krijimin e një qeverie kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve, por pa një bashkëpunim me Partinë Socialiste. Ditën e djeshme, anëtarët e PD-së në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso dhe Enkelejt Alibeaj prezantuan tri draftet që sipas tyre, sigurojnë votën gjatë proceseve zgjedhore, dhe për të arritur këtë, demokratët kërkojnë një qeveri kujdestare të cilën e qartësuan që në fillim e si duhet të formohet.

Për këtë çështje ka folur në studion e “Good Morning Albanians” në Euronews Albania eksperti i çështjeve zgjedhore në Partinë Demokratike, z. Ivi Kaso. Ai tha se propozimi i ri për krijimin e një qeverie kujdestare synon t’i japë fund ndërhyrjeve politike në procesin zgjedhor.

“Koncepti i qeverisë kujdestare që ne kemi thënë prej kohësh edhe kemi përsëritur është pjesë e paketës tonë e zgjidhjeve që kemi formuar në tryezën e këshillit Politik. Është një koncept i thjeshtë. Kërkon vetëm një qeveri me vullnet të mjaftueshëm për të mos ndërhyrë në procesin zgjedhor për ta prishur  atë, vullnet që dukshëm  kjo qeveri nuk e ka pasur në zgjedhjet që  kjo ka organizuar duke filluar që pas zgjedhjeve të 2013, e deri tek zgjedhjet moniste të  qershorit”-tha z. Kaso

Por, çfarë synohet konkretisht me këtë propozim të ri të bërë nga Partia Demokratike, për këtë eksperti zgjedhor në selinë blu tha se qëllimi final është krijimi i standardeve demokratike dhe njëherësh garantimi i procesit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Kërkohet jo një qeverisje e përbashkët, pra jo një bashkëqeverisje. Nuk kërkojmë të bëhemi pjesë e qeverisë neve për të garantuar standardet me mazhorancën, që nga ana tjetër ka përgjegjësinë për të organizuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por kërkohet një qeveri që të jetë jashtë konfliktit të interesit me konceptin e zgjedhje të lira në përgjithësi dhe e përbërë me individë  me vullnet për të garantuar zgjedhje të lira”, shtoi mes tjerash, z. Ivi Kaso.

Etiketimet

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

TË FUNDIT

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER