Humbi 7 anëtarë të familjes, oficeri Cara: Strukturat e shtetit funksionuan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Oficeri i Policisë, Arben Cara që ka humbur 7 familjarë, ka rrëfyer momentet e vështira që ka kaluar nga shembja e pallatit ku jetonin i afërmi dhe nëna e tij. Cara tregon se, i afërmi i tij ende nuk dihet nëse do të mund të ecë sërish, kurse për gruan e tij tha se ndodhet e shtruar në spital psikiatrik për shkak se nuk po e përballon dot këtë situatë.

“Gjendja e Albertit paraqitet e mirë, por ka probleme serioze me shtyllën kurrizore dhe nuk e dimë nëse do të ngrihet apo do të mbetet me karrocë. Ndërsa Lindita ndodhet keq në gjendje psikologjike. Alberti e ka mësuar që ka humbur të gjithë pjesëtarët e familjes, kurse Lindita nuk e ka kaluar këtë pjesë dhe ndodhet në Spitalin Psikiatrik në Tiranë”, u shpreh z. Cara.

Duke folur për reagimin e strukturave pas tërmetit, Cara thotë se, nuk ishin perfektë, por strukturat e shtetit kanë funksionuar. “Ka qenë shumë e vështirë kur shikonim njerëz të gjallë nën rrënoja dhe na duhej të ndërhynim sa më shpejt për ti nxjerr. Grupet e Shqipërisë nuk ishin përballur ndonjëherë me tërmete të kësaj natyre, pasi që prej vitit 1979 nuk ka pasur tërmete të kësaj natyre. Nuk ishte perfekt, por strukturat e shtetit kanë funksionuar. Kam qenë personalisht në grupet e kërkim shpëtimit në Durrës, në hotel Palma dhe më pas ka shkuar në zonën e Thumanës. Grup shpëtimet e vendeve të tjera na ndihmuan me pajisjes speciale”, rrëfeu oficeri.

Ndërsa Luljeta Bozo, profesoreshë e Inxhinierisë thotë se, pallati ku ndodhi tragjedia në Thumanë ishte shpallur i pabanuar pas tërmetit të 21 shtatorit, por kjo nuk është shoqëruar me masa për të evakuuar banorët.

“Pallati i Thumanës kishte pësuar dëmtime më 21 shtator dhe ishte shpallur i pabanuar. Mirëpo kjo shpallje nuk është shoqëruar me masë tjetër për të evakuuar banorët. Nuk bën vaki që sa do e vjetër të jetë godina të pësoi kolaps menjëherë”, tha znj. Bozo.

 Profesoresha e Inxhinierisë më tej tha se, për ndërtimet gjatë viteve të fundit është anashkaluar roli i inxhinierit. “Ne kemi inxhinierë shumë të mirë, për një periudhë të gjatë kohore u anashkalua roli i inxhinierit ndërkohë që ndërtimi lidhet me gjithë fushat e tjera të zhvillimit. Po luftojmë të hartojmë disa rregulla t’i fusim në binar. Kanë munguar disa hallka që nuk punojnë pa njëra-tjetrën.

Etiketimet

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...

Refugjatët ukrainas mund të shkëmbejnë paratë e tyre me euro në Gjermani

Refugjatët ukrainas në Gjermani do të jenë në gjendje të shkëmbejnë paranë e tyre, hryvnia ukrainase, në euro nga kjo e martë pa kurs...

TË FUNDIT

Pasiguria dhe rritja e çmimeve të energjisë, BE pezullon rregullat e borxhit

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Ekskluzive| ‘Deti’, Shqipëria zgjedh ‘anglezët’ përballë Greqisë në Hagë

Shqipëria ka kontraktuar një kompani britanike për t’u përfaqësuar në Hagë përballë Greqisë lidhur me çështjen e kufirit detar. Kështu tha Artur Meçollari, ish-anëtar i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER