Mbi 1 mijë studiues dhe shkencëtarë nga e gjithë bota, peticion për mbrojtjen e Vjosës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një komunitet i gjerë shkencëtarësh nga e gjithë bota, të angazhuar në mbrojtjen e lumenjve të egër, kanë përpiluar një peticion drejtuar qeverisë shqiptare për ta bindur atë të ndërpresë projektet për ndërtime digash apo hidrocentralesh mbi lumin Vjosë.

Lumi i Vjosës që rrjedh nga Greqia nëpër Shqipëri deri në grykëderdhjen në bregdet konsiderohet lumi i fundit i egër në Evropë, për shkak se gjatë shtratit të tij nuk janë ndërtuar deri tani ujëmbledhës apo pengesa të tjera nga dora e njeriut.

Peticioni është nënshkruar nga mbi 780 studiues dhe shkencëtarë nga 46 vende të ndryshme të botës.

Profesor Aleko Miho, një nga iniciatorët dhe përkrahësit e këtij peticioni për mbrojtjen e Vjosës, shprehet se, peticioni i drejtohet Kryeministrit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Energjetikës.

“Jo për Shqipërinë, por është një nga peticionet më të mëdha në botë për mbrojtjen e mjedisit. Lumjetë tanë janë të veçantë në përgjithësi, sepse i përkasin një zone mesdhetare, një mjedisi që ka strehuar në vite një botë të pasur të gjallë. Një pjesë e mirë e lumenjve tanë sot janë të ndarë me diga, tunele, dhe ka plane të tjera në vazhdim për t’i shfrytëzuar për energji.

Ndërsa Vjosa ka mbetur ende me një rrjedhë të lirë deri në deltën e tij ku shkarkohet. Jo vetëm për Shqipërinë, por është i vetmi në Evropë që ka mbetur. Kjo është arsye që  ka një interes kaq të madh për ta mbrojtur”, shprehet z. Miho.

Mes reagimeve të shumta në botë për mbrojtjen e Vjosës, është dhe aktori fitues i çmimit Oscar, Leonardo Di Caprio. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Di Caprio bënte thirrje që të mos dëmtohet ekositemi me ndërtimin e hidrocentraleve në këtë lumë.

Etiketimet

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

TË FUNDIT

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER