Meta: Kreut të KED-së t’i ndalohet ushtrimi i detyrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pak ditë pas përfundimit të misionit të Komisionit të Venecias lidhur me përplasjen Parlament-Presidencë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Z. Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se, mazhoranca po kryen “grusht shteti” për ta kapur politikisht këtë gjykatë dhe kjo po tentohet të  realizohet përmes kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për të cili kërkoi të largohet nga detyra.

“Po përgatitet dhe do të depozitohet një shtesë në kallëzimin penal ndaj Dvroranit, sepse duhet t’i ndalohet ushtrimi funksionit, sepse është i kapur politikisht”, u shpreh z. Meta.

Më tej, Presidenti foli dhe për atë që ai e konsideron përpjekje të mazhorancës për të kapur politikisht Gjykatën e Kushtetuese, duke thënë se po përpiqet të arrihet përmes një “grushti shteti”.

Z. Meta tha se si President i Republikës do të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur Kushtetutën dhe mbrojtjen e rendit kushtetues që sipas tij po sulmohet nga një grup mafioz që punon kundër interesave kombëtare dhe publike.

Komisioni i Venecias pas vizitës në Tiranë më 13-14 shkurt, pritet të publikoi një raport paraprak për debatet mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa më 20 mars do të mbahet seancë plenare në Venecia ku edhe do të arrihet në një opinion final. Për këtë, z. Meta paralajmëroi se do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Venecias.

“Respekti im për Komisionin e Venecias është i palëkundur, tani jam i detyruar që të shkoj vetë në Venecia që e gjithë Evropa demokratike të kuptoi se çfarë po ndodh në këtë vend. Gjoja në emër të partnerëve, për ta rikthyer aty ku ishte përpara 30 vitesh, në një shet ku shtypen të drejtat e qytetarëve dhe një grusht njerëzish që përmes grushtit të shtetit po përpiqen ta kthejnë këtë vend në një burg të madh por me ngjyra”, përfundoi Presidenti.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER