23 të skeduar nga OFL-ja, Lleshaj: Nuk ka objektiv selektiv, i përcakton ligji

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazmend Mahmutaj  dhe Edison Çobo, të dy nga Berati dhe të dënuar për trafik droge, janë të listuarit e radhës nga Operacioni Forca e Ligjit, që duhet të justifikojë pasurinë.

Mahmutaj është dënuar në Itali në vitet 2000, ndërsa vëllai i tij kandidoi për postin e kryebashkiakut të Beratit në vitin 2015 nën siglën e Partisë Demokratike si dhe ka mbajtur edhe postin e kreut të Partisë Republikane për këtë qark. Edhe Edison Çobo është dënuar për trafik narkotikësh në Itali, ndërsa aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri, pasi është arrestuar nga policia në vitin 2018, përsëri për trafik droge. I cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë kriminale, për Çobon nisi në atë kohe edhe një hetim pasuror. Ndërkohë nga Elbasani, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj theksoi se OFL-ja nuk ka synim emra të caktuar.

 “Operacioni Forca e Ligjit tashmë ka filluar aktivitetin në të gjithë Shqipërinë, është ende në hapat e parë, pra në fazën fillestare. Ndërkohë që do të ketë përshkallëzim të intensitetit të punës dhe të angazhimit të operacionit, në Elbasan dhe kudo tjetër. Nuk ka ndonjë objektiv selektiv, për arsye se i gjithë rrethi i personave që përfshihen nga ligji tashmë janë të përcaktuar nga vetë ligji”, tha ministri i Brendshëm.

Që prej nisjes së operacionit 2 javë më parë OFL-ja ka skeduar 23 individë që duhet të justifikojnë pasurinë. Shumica  dosjeve të tyre tashmë janë në tryezën e prokurorëve të SPAK, që do të vendosin nëse do t’i dërgojnë në gjykatën e posaçme.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER