Sfidat e turizmit pas tërmetit, kreu i Operatorëve, Kasmi: Certifikim sizmik për hotelet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryetari i Shoqatës së Operatorëve, Rexhep Kasmi thotë se qeveria duhet të angazhohet me fushata sensibilizuese për të dëshmuar se turistët nuk do të jenë të rrezikuar nga tërmeti.

Një nga masat që sipas tij, Ministria e Turizmit duhet të ndërmarrë është certifikimi i ndërtesave të hoteleve me specialistë ndërkombëtarë me fondet e qeverisë.

“Janë disa masa që janë eficente që nuk kërkojnë shumë fonde. Tani është panairi më i rëndësishëm i turizmit për të gjithë Evropën, ia i Berlinit që fillon më 4 mars. Për mendimin tim do të ishte shumë eficente nëse ministri i Turizmit, të mbante një konferencë për shtyp për të informuar gazetarët turistik, sepse aty është momenti më interesant pasi ndodhen të gjithë. Aty për shembull mund të bëhet e ditur për një nismë për certifikimin sizmik i të gjitha strukturave akomoduese”, u shpreh  z. Kasmi.

Për shkak të shumica e turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri janë në moshë të thyer, z. Kasmi shtoi se, duhet menduar rruga se si mund të informohet ky grup potencial turistësh. Në këtë situatë, kreu i Shoqatës së Operatorëve thotë se qeveria duhet të rrisë fondet për Agjencinë Kombëtare të Turizmit për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairet e turizmit.

“Nuk kemi qenë asnjëherë të kënaqur me nivelin e këtij buxheti, sepse në fazën që jemi ne si Shqipëri për t’u promovuar duhet maksimumi. Po u them një detaj, para 2-3 vitesh, ne e kishim buxhetin për promovimin 500 mijë euro, kurse Maqedonia 5 milionë euro”, u shpreh z. Kasmi gjatë një interviste në studion e Euronews Albania.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER