Gent Cakaj në Kosovë, takon udhëheqësit e institucioneve shtetërore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Vizita e Cakajt në Kosovë nis me takimin tetë a tetë me homologun e tij Glauk Konjufca, ndërsa gjatë ditës ai do të takojë edhe presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme në Kosovë, Gent Cakaj, vjen pak ditë pas formimit të qeverisë së re.

Krijimi i qeverisë së re është përshëndetur nga faktori ndërkombëtar, ndërsa ky i fundit kanë apeluar që Kosova të vijojë të ecë përpara për të harmonizuar marrëdhëniet me Serbinë.

I dërguari i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka arritur të ulë palët në tavolinë, ku dhe kanë firmosur disa marrëveshje në hekurudhë dhe në infrastrukturë.

Këto marrëveshje janë komentuar si tentativa diplomatike të “shëndetshme”, të cilat pritet të çojnë në arritjen e qëllimit final, i cili është njohja reciproke mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER