Imazhe paralajmëruese në paketimet e duhanit, Ministria miraton ndryshimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, në drejtimin e Ministres Ogerta Manastirliu, ka miratuar imazhet që do të përdoren në paketimet e duhanit në Shqipëri.

“Ne propozuam që të përdornim imazhet që përdoren në Bashkimin Europian, por nuk ishte e mundur për shkak se lejohet vetëm për vendet anëtare. Ndaj hulumtuam dhe morëm miratim nga Australia dhe Kanadaja për të përdorur fotot paralajmëruese në paketimet e duhanit. Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU”, – tha znj. Manastirliu.

Imazhet e reja do të vendosen në paketat e cigareve dy vite pas miratimit, për t’i lënë kohën e nevojshme biznesit për të bërë ndryshimet e duhura në paketimin e duhanit.

Strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP dhe ISHSH do të ndjekin zbatimin e ligjit të ri, me përfshirjen e të gjithë institucioneve të ngarkuara nga ligji në grupet e inspektimit, qoftë inspektorati i punës, drejtoritë e taksave, inspektoratet arsimore dhe policia.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive do të ndërmerret një fushatë komunikimi për dëmet që shkakton duhanpirja.

Në SHBA fushata kundër duhanpirjes përmes imazheve grafike në paketat e duhanit nisi rreth 10 vjet më parë, ndërsa në vendet e BE pak vite më vonë.

Ekspertët e shëndetit thonë se imazhet grafike dhe paralajmërimet mund t’i kundërvihen përshtypjes se pirja e duhanit është intersante.

Studimet kanë treguar se fushata të ngjashme kanë ulur ndjeshëm përdorimin e duhanit në Uruguai, Brazil, Kanada dhe Australi.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER