Në pritje të donatorëve, buxheti duhet të nisë punën me fondet e veta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy ditë pas Konferencës së Donatorëve, në Shqipëri është momenti i llogarive. 1.15 miliardë euro janë një shumë e madhe në një vend si Shqipëria, e cila për të disatin vit radhazi shënon rënie në renditjen e Transparency International” për korrupsionin.

Menaxhimi me përgjegjshmëri i këtyre parave u përmend disa herë gjatë konferencës, madje për të u shpreh gjatë një interviste për Deutche Wellen edhe Komisioneri për Zgjerimin OliverVarhelyi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë, duke e njohur dobësinë e Shqipërisë në menaxhimin e ndershëm të fondeve, e organizuan kontributin e tyre pikërisht në ngritjen e një agjencie që do të mbikëqyrë menaxhimin me transparencë të parave të ofruara nga kjo Konferencë Donatorësh.

Edhe aktorët politikë në Shqipëri, nxituan që pas falënderimeve për bujarinë e donatorëve, të theksojnë nevojën që 1.15 miliardë eurot e dhuruara të mos përfundojnë në labirintet e korrupsionit zyrtar dhe privat që gërryen prej dekadash ekonominë shqiptare. Pjesa e auditimit, pra, mbikëqyrja e kujdesshme e produktit që prodhoi solidariteti i miqve të Shqipërisë, do të jetë sfida më e madhe me të cilën do të përballet Shqipëria në muajt dhe vitet në vijim.

Në pritje të donatorëve, buxheti duhet të nisë punën me fondet e veta

Shuma prej 1.15 miliardë eurosh grante dhe hua që u sigurua nga konferenca e donatorëve në Bruksel ishte një lajm i mirë për shqiptarët. Por paratë e premtuara me përqindje të ulët, do të kërkojnë një kohë të caktuar që të aplikohen në procesin e rindërtimit. Disa nga vendet kanë nevojë që fondet t’i miratojnë në parlamentet përkatëse, siç deklaroi edhe ministri i Jashtëm grek gjatë konferencës në Bruksel.

“Greqia do të kontribuojë 2.5 milionë euro, të caktuara më para për qëllime të ndryshme, por të cilat nuk u disbursuan asnjëherë. Jemi në procesin e përfundimit të tekstit të marrëveshjes përkatëse me qeverinë shqiptare, që më vonë të ratifikohet nga parlamenti grek”, tha Nikos Dendias, ministër i Punëve të Jashtme në Greqi.

Disa angazhime të tjera të marra nga institucione të rëndësishme financiare kërkojnë gjithashtu garanci shtetërore përpara se të nënshkruhen.

Qeveria shqiptare duhet të bëjë transparente kushtet dhe fondet që do të ofrojë si garanci shtetërore. Faktori kohë është kyç në gjithë këtë proces. Në rast se nuk veprohet në kohë, procedurat e mësipërme mund të zgjasin me muaj të tërë dhe të kompromentojnë rindërtimin, i cili është domosdoshmëri për t’u dhënë 17 mijë të pastrehëve një zgjidhje përfundimtare.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER