Paketa anti-KÇK kalon në Komisionin e Sigurisë, Braho: Qesharake akuzat për grusht shteti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktet ligjore që do të shoqërojnë paketën ligjore të njohur si anti-KÇK janë miratuar sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. Të gjithë anëtarët e komisionit votuan pro, përveç dy deputetëve Alban Zeneli dhe Arlind Çarçani, të cilët abstenuan.

Zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaroi gjatë diskutimeve se, Operacioni Forca e Ligjit do të veprojë deri në fund të vitit 2020, më pas do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion që merr në dorë luftën kundër krimit të organizuar.

Nga ana tjetër, Voda tha se, Ministria e Brendshme po punon për krijimin e një strukture të re në Policinë e Shtetit, që do t’i dedikohet krimit ekonomik.

Por, gjatë seancës në Komisionin e Sigurisë janë diskutuar dhe deklaratat e fundit të Presidentit, Ilir Meta, i cili ka folur për grusht shteti ndaj reformës në drejtësi nga mazhorancë qeverisëse.

Ish-aleati i afërt i Metës për shumë vite, deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho i cilësoi këto akuza si qesharake.

“Nuk e kuptoj alarmin e opozitës dhe Ilir Metës për grusht shteti. Kjo është qesharake, se Edi Rama nuk mund të bëjë grusht shteti ndaj vetes. Grusht shteti mund të bëjnë forca të tjera. Bën opozita, por jo mazhoranca sepse ajo e ka pushtetin”, u shpreh deputeti i PS, Spartak Braho.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER