Rindërtimi, qeveria premton ngritjen e një agjencie për auditimin e shpenzimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy ditë pas Konferencës së Donatorëve, në Shqipëri është momenti i llogarive. 1.15 miliardë euro janë një shumë e madhe në një vend si Shqipëria, e cila për të disatin vit radhazi shënon rënie në renditjen e Transparency International për korrupsionin.

Menaxhimi me përgjegjshmëri i këtyre parave u përmend disa herë gjatë konferencës, madje për të u shpreh gjatë një interviste për Dojçe Velen edhe Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë, duke e njohur dobësinë e Shqipërisë në menaxhimin e ndershëm të fondeve, e organizuan kontributin e tyre pikërisht në ngritjen e një agjencie që do të mbikëqyrë menaxhimin me transparencë të parave të ofruara nga kjo Konferencë Donatorësh.

Edhe aktorët politikë në Shqipëri, nxituan që pas falënderimeve për bujarinë e donatorëve, të theksojnë nevojën që 1.15 miliardë eurot e dhuruara të mos përfundojnë në labirintet e korrupsionit zyrtar dhe privat që gërryen prej dekadash ekonominë shqiptare.

Auditimi, mbikëqyrja e kujdesshme e produktit që prodhoi solidariteti i miqve të Shqipërisë, do të jetë sfida më e madhe me të cilën do të përballet Shqipëria në muajt dhe vitet në vijim.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER