Vendi

LISTA l Donacioni 1.15 mld euro, cilat ishin vendet më bujare me Shqipërinë

Përditësimi i fundit: 21/02/2020 - 12:17
Text size Aa Aa

Shqipëria nga 1.076 miliardë euro që kërkoi në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin nga tërmeti 26 nëntorit, mori nga donatorët 1.15 miliardë euro. Nga kjo shumë totale, më shumë se 295 milionë euro janë grante, kurse 853 milionë euro të tjera janë hua. Kurse një shumë prej 3 milionë euro janë ofruar në të mira dhe materiale. Gjithashtu, një numër partnerësh u angazhuan në përgjigjen direkte për situatën emergjente të krijuar pas tërmetit duke ofruar ndihmë, por këto nuk janë përfshirë në këtë listë.

Nga pjesa totale prej 1.15 miliardë euro, 400 milionë euro janë ofruar si ndihmë për Shqipërisë nga vendet anëtare të BE, Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane e Zhvillimit. Nga këto, 154 milionë janë grante, kurse 246 milionë janë hua. Kurse pjesa më e madhe e ndihmës totale, vjen kryesisht nga vendet e Azisë.

Vendi më bujar ishin Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë ofruar një shumë të jashtëzakonshme prej 70 milionë euro grant. Në vend të dytë është Turqia, e cila ka ofruar një grant prej rreth 45 milionë euro, që do të shkojë për ndërtimin e 500 banesave në Laç. Më pas vjen Gjermania, e cila të gjithë shumën prej 11 milionë euro e ofroi në formë granti.

Italia, nga 91 milionë euro që ofroi, nga këto 5 milionë ishin grante kurse 86 kredi me interes të butë. Edhe Franca, që ofroi një shumë të konsiderueshme prej 61 milionë euro, nga këto vetëm 1 milion ishin grant.

Nga vendet e tjera që kanë ofruar një shumë të konsiderueshme në formë granti, janë Zvicra me 9 milionë euro, Suedia me 5.6 milionë euro, Katari me 4.6 milionë euro, SHBA me 4.3 milionë euro, Holanda 3 milionë euro, Polonia 2.7 milionë dhe Serbia me 2 milionë euro.

Sa u takon institucioneve financiare ndërkombëtare, Banka Evropian e Investimeve ka ofruar 100 milionë euro hua dhe 2.5 milionë euro grant. Kurse Banka Islamike për Zhvillim ka ofruar 383 milionë euro në formën e huas dhe Banka Botërore me 106 milionë euro, po në hua. Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës ofroi 100 milionë euro hua dhe 500 mijë euro grant dhe BERZH 18 milionë euro hua dhe 1 milionë grant.

Grantet e mëdha:

Emiratet e Bashkuar Arabe 70 mln Euro

Turqia 45 mln Euro

Gjermania 11 mln Euro

Suedia 5.6 mmln Euro

Italia 5 mln Euro

Katari 4.6 mln Euro

SHBA 4.3 mln Euro

Holanda 3 mln euro

Polonia 2.7 mln Euro

Serbia 2 mln euro

Tregime të lidhura