“Të rrëzohet anti-KÇK” – Organizatat e shoqërisë civile thirrje parlamentit për reflektim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni i Ligjeve dhe ai i Sigurisë Kombëtare nuk morën parasysh thirrjet e organizatave të shoqërisë civile, duke e miratuar paketën anti-KÇK pa asnjë konsultim publik.

Megjithatë, një ditë para se akti normativ i qeverisë të votohet në parlament, 23 organizata të shoqërisë civile kërkojë nga deputetët që të rrëzohet pasi sipas tyre shkel Kushtetutën.

Sipas organizatave akti normativ anashkalon kuadrin kushtetues të vendit, cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, cenon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për proces të rregullt gjyqësor si dhe dobëson pavarësinë ligjore dhe efektive të Prokurorisë.

Organizatat po ashtu ngrenë shqetësimin se veprimet e ndërmarra nga Operacioni Forca e Ligjit (OFL) si strukturë e ekzekutivit, në disa raste edhe me efekt të menjëhershëm sipas këtij akti, mund të rrëzohen më vonë nga gjykatat si veprime jo në përputhje me standardet kushtetuese dhe të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Organizatat paralajmërojnë se akti normativ, nëse miratohet nga Kuvendi, mund të sjellë dhënien e vendimeve penalizuese nga Gjykata e Strasburgut, në favor të individëve që i nënshtrohen masave kufizuese.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, organizatat theksojnë se akti mbingarkon SPAK-un dhe Gjykatën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me kompetenca në tejkalim të atyre kushtetuese, ndërkohë që këto institucione po përballen aktualisht me një numër voluminoz dosjesh të mbartura nga organet e mëparshme të drejtësisë.

Lexoni gjithashtu

Paketa anti-KÇK kalon në Komisionin e Sigurisë, Braho: Qesharake akuzat për grusht shteti

Shoqëria civile kundër “anti-KÇK”, 22 organizata e cilësojnë aktin si shkelje e të drejtave të njeriut

Etiketimet

Gjermania 153 mijë vaksinime në ditë, spitalet përtej kapaciteteve

Nuk dihet nëse është për shkak të rikthimit të infektimeve në javët e fundit, për shkak të variantit të ri Omicron, apo për shkak...

NATO paralajmëron Moskën për Ukrainën, Putin nuk tërhiqet

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s u takuan në Riga për të adresuar dy çështje: rolin e Rusisë në lindje të Ukrainës dhe...

Çdo person që hyn në Kosovë të ketë certifikatë vaksinimi, qeveria Kurti miraton masat e reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e rejat për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER