Gratë në biznes, 30% e sipërmarrjeve vendase kanë një aksionere

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shpeshherë gratë janë të detyruara të pranojnë dhunën, pasi në rast divorci nuk do të siguronin dot të ardhurat e duhura për të rritur fëmijët e tyre. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë ato po ngrenë zërin për fuqizimin e tyre në këtë aspekt. 

Flutura Xhabija, Kryetare e Shoqatës së Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare thotë se, fuqizimi i grave në biznes sjell impakte pozitive në shoqëri dhe ekonomi. 

“Të gjithë të përfshihen. Sepse është një punë e cila gëzon të gjithë, por edhe harmoninë e familjes e mban, dhe pastaj përmirëson sigurisht edhe ekonominë, edhe cilësinë e jetës, dhe niveli i jetesës rritet”, thotë znj. Xhabija.

Ajo shprehet së një grua biznesmene mund të mos jetë më e zonjë se një burrë, por e sigurt është se do te jetë më e përgjegjshme.

“Në përgjithësi burrat duan të pasurohen shpejt, kurse gratë mendojnë të ecin më ngadalë por të jenë më të sigurta, ta shpërndajnë pasurinë e tyre së bashku, kur burri e ka një xhep të vogël që e mban për vete”, deklaron kryetarja e Shoqatës së Grave Profesioniste Afariste.

Pjesëmarrja e grave në biznes është rritur me kalimin e viteve. Sipas shifrave të Ministrisë së Financave, 30% e sipërmarrjeve vendase kanë një aksionere grua, ndërsa 32% e tyre kanë një administruese grua. Sipas zonjës Xhabija qeveria mund t’i ndihmojë gratë sipërmarrëse më tepër nëse buxhetet janë të ndara sipas gjinive.



Etiketimet

Raportohen probleme në centralin bërthamor në Iran

Një problem elektrik u raportua ditën e shtunë në uzinën bërthamore Natanz të Iranit, një ditë pasi Teherani inauguroi centrifugat e reja më të...

Nata e parë e ‘BAFTA’, vlerësohet me dy çmime filmi ‘Ma Rainey’s Black Bottom’

Nisi mbrëmjen e djeshme nata e parë e ndarjes së çmimeve “BAFTA” çka paraprin natën e madhe të  eventit më të rëndësishme të kinematografisë...

Shifra alarmante në RMV, 46 të vdekur nga Covid-19

Prirja e epidemisë Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet shqetësuese dhe këtë fakt e dëshmojnë shifrat. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER