Betohen në presidencë tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tre anëtarë të Gjykatës së Lartë janë betuar sot në një ceremoni solemne para Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Anëtarët e rinj që i bashkohen këtij institucioni të rëndësishëm janë Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushaj.

Pas ekzekutimit të himnit tonë kombëtar dhe leximit  të dekreteve të kreut të shtetit, anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës u betuan, ndërsa theksuan faktin se do të respektojnë ligjet dhe detyrimet profesionale. 

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Në këtë ceremoni betimi ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë si; Avokati i Popullit znj.Erinda Ballanca, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj.Naureda Llagami, Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z.Maks Qoku si dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z.Gent Ibrahimi.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, iu uroi suksese dhe punë të mbarë tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, institucion ky që nuk ka pasur për një kohë të gjatë kuorumin e nevojshëm për të dhënë vendimet e saj. 

Gjatë betimit nuk pati shtrëngime duarsh mes Presidentit, Ilir Meta, dhe anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pasi zgjodhën të repektojnë me korrektësi këshillat e autoriteteve me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit vdekjeprurës COVID-19.


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER