Hapja e negociatave me BE, zbulohen kushtet e Holandës për Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të marrin hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, pasi vendi i fundit skeptik, Holanda duket se është dorëzuar tashmë. Ndërsa vendimi për fqinjët do të jetë pa kushte, për vendin tonë do të ketë disa kërkesa për t’u plotësuar.

Në letrën e dërguar nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, kreut të parlamentit të vendit të tij thuhet se, negociatat për anëtarësimin në BE me Maqedoninë e Veriut duhen hapur menjëherë, ndërsa shprehen rezerva për Shqipërinë.

Qeveria holandeze konsideron si zhvillim shqetësues ligjin për median, i cili është miratuar në Parlament dhe që sipas tyre lidhet me interesat e pavarësisë së medias. Nga ana tjetër, Holanda shpreh opinionin se Shqipëria ka arritur progres të provueshëm në plotësimin e kushteve të vendosura nga Këshilli i BE në qershor 2018.

Për balancim, qeveria holandeze në princip mbështet rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave dhe me Shqipërinë, por thekson se, negociatat mes vendeve anëtare të BE-së dhe Shqipërisë nuk do të nisin pa arritur progres të mëtejshëm.

Sidomos veçohet proces në procesin e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët si dhe për krijimin e sistemi drejtësie të pavarur dhe mirëfunksionimin e SPAK dhe BKH si dhe gjykatat e lidhura me funksionimin e tyre. Theksohet se, Shqipëria duhet të forcojë hetimet proaktive, gjykimin dhe dënimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë dhe ata të nivelit të lartë.

Për ligjin e medias, e njohur si ligji anti-shpifje, thuhet se qeveria duhet të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Qeveria do të mbajë qëndrimin e pa ekuivok në Këshillin e BE se Shqipëria, pa plotësuar këto kushte, Holanda nuk do të japi dakordësinë për nisjen e negociatave”, përfundon letra e Brok.

Me pak fjalë, Holanda nuk do ta bllokojë procesin e hapjes së negociatave formalisht, por nuk do të pranojë nisjen e bisedimeve që Shqipëria të jetë pjesë e BE pa plotësuar kushtet.

Holanda bashkë me Francën dhe Danimarkën ishin tre vendet që bllokuar hapjen e negociatave vitin e kaluar, duke votuar kundër në Këshillin e BE-së. Me metodologjinë e re të zgjerimit, Franca ndryshoi qasje kurse tani Holanda duke se mbetet e vetmja pengesë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për zgjerimin në fund të këtij muaji dhe pritet që ministri holandez, Stef Blok të pranojë që të nisin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parashikohet që zyrtarisht negociatat me Shqipërinë të hapen brenda 9 muajve. Brenda BE-së ka një shumicë të madhe që janë pro nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER