Pas publikimit të Euronews Albania reagojnë autoritetet shtetërore për sensibilizimin e qytetarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Misioni i medias në këto ditë është vështirësuar edhe më shumë. Krahas raportimit në kohë reale, mision i saj është bërë edhe sensibilizimi i qytetarëve për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. 

Euronews Albania vijoi misionin e tij në transmetimin drejtpërdrejt të masave të marra për parandalimin e përhapjes së epidemisë së coeronavirusit. 

Që në orët e para të meëngjesit gazetarët e Euroneës raportuan në pika të ndryshme në të gjithë vendin, jo vetëm për të treguar masat e instancave shtetërore, por edhe sensibilimin e qytetarëve që t’i binden urdhërave të autoriteteve.

Por të moshuarit në rrugën Xhanfize Keko, e njohur ndryshe si zona e xhamllikut, në kryeqytet, e konsideruan ditën e sotme, të zakonshme. 

NO COMMENT 16X9.00 13 22 03.Still007

Pas raportimit të gazetares së Euronews Albania, Ortensa Budlla, Policia Bashkiake u mobilizua duke mbërritur në zonë dhe duke u kërkuar qytetarëve largimin e  tyre.

‘’Reagimi i policisë nuk ka vonuar shumë. Polici i këshillon qytetarët se çfarë masash duhet të marrin dhe i lutet që të shkojnë në shtëpi për të mirën e tyre apo të familjeve të tyre’’, raporton gazetarja. 

Pas ndërhyrjes së policisë, personat e grumbulluar u larguan duke respektuar edhe distancën së përcaktuar prej një metri nga njëri-tjetri.


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER