Perimetri Tiranë-Durrës do të mbyllet përsëri, Rama: Kush ka dalë për fundjavë, të kthehet brenda orës 8:00 të së hënës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Tiranë dhe Durrësit që janë larguar nga qyteti i tyre për fundjavë, të rikthehen deri në orën 8:00 të mëngjesit të së hënës, pasi me shumë gjasa bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës do të vijojë edhe pas të dielës.

Njoftimi i kreut të qeverisë bëhet përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.

“Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse, pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit.

Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është aktualisht brenda perimetrit, të sigurohet që të mos planifikojë lëvizje jashtë perimetrit në fillimjavën e ardhshme (duke shfrytëzuar hapjen e rrugëve nga e diela ne mesnatë deri të hënën në 08.00) sepse mund të mos rihyjë dot!

Sipas të gjitha gjasave perimetri Tr/Dr do të mbyllet përsëri!” shkruan Rama në Facebook.

Mund të lexoni gjithashtu

Rama: Numri i të infektuarve do të rritet, masat mund të përshkallëzohen

Thyen rregullat e “shtetrrethimit”, Policia ndëshkohen 509 qytetarë, dhjetëra të shoqëruar


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER