Thyen urdhrin e lëvizjes, shoqërohen disa qytetarë në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Urdhri për të mos lëvizur me makina private në rrugët e kryeqytetit nuk është respektuar nga të gjithë qytetarët. Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se disa qytetarë janë shoqëruar në komisariat, pasi gjatë kontrollit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Ushtarake kanë konstatuar faktin se disa qytetarë nuk kanë pasur autorizimin përkatës, sipas rregullave të caktuara nga qeveria shqiptare.

Por, pavarësisht kësaj, deri tani bëhet me dije se shumica dërrmuese kanë vepruar në përputhje me urdhrin e qeverisë. 

Gazetarët e Euronews Albania kanë kryer vëzhgime në rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa kanë konstatur që jo të gjithë kanë pranuar të vetëizolohen në ambientet e shtëpisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë numri i personave të prekur deri në këto momente nga COVID-19 ka arritur në 23 persona.

Thirrje për kujdes ndaj qytetarëve kanë bërë jo vetëm politikanë dhe mjekë, por edhe figura të njohura të artit dhe sportit në Shqipëri. Kryeministrii vendit, Edi Rama, theksoi dje se nga kjo e premte deri të dielën në mesnatë do të ndalohen të gjitha lëvizjet e mjeteve private në 8 qarqe të vendit. Ai shtoi se ambulancat dhe mjetet e transportit të mallrave do të kenë të drejtën të lëvizin nëpër rrugët e qyteteve, që tashmë janë futuar në “shtetrrethim” të plotë.

 


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER