Vendi

Hapja e negociatave, drejtuesit e BE-së urojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Përditësimi i fundit: 24/03/2020 - 14:59
Text size Aa Aa

Pas lajmit se vendet  anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje politike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë qenë të menjëhershme reagimet me urime pozitive nga zyrtarët e Brukselit.

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, shprehu kënaqësinë e tij për vendimin me një postim në Twitter.

“Jam shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën një marrëveshje politike për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Urime nga zemra për të dyja vendet. Kjo vlen dhe si një mesazh i fortë dhe i qartë për Ballkanin Perëndimor: e ardhmja juaj është në BE”, shkruan ai.

 

Ish-komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, gjithashtu reagoi me një postim në Twitter.

“Urimet e mia më të sinqerta Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për marrjen e dritës së gjelbër, kaq shumë të merituar, për hapjen e negociatave për anëtarësim. Jam krenar që kam kontribuuar me këto hapa kaq thelbësore drejt integrimit në BE të dy vendeve. Jemi më të fortë bashkë”, shkruan ai.

“Ballkani Perëndimor e ka vendin në Europë, dhe Komisioni Europian do të bëjë çdo gjë për t’u ofruar mbështetje vendeve të rajonit, me përpjekjet e tyre për t’iu bashkuar familjes europiane”, shton Hahn.

 

Michael Roth, Ministri gjerman i Shtetit për Europën, gjithashtu ka reaguar shumë shpejt duke uruar Shipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.

“Një lajm i mirë në këto kohë të zymta. Këshilli i Ministrave të Europës dha më në fund dritën e gjelbër për nisjen e negociatave për anëtarësim me dy vendet mike, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky rezultat është një fitre si për BE-në ashtu dhe për Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranë dhe Shkupit. Fitore e merituar”, shkruan Roth.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, gjithashtu uroi hapjen e negociatave.

“Vendimi i BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë pasqyron punën e mirë që është bërë nga qeveria dhe populli shqiptar. SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin reformat dhe hapat e tjera që janë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin”, shkruan ambasadorja Kim, duke  mbyllur mesazhin me urimin në shqip “Urime dhe suksese”.

 

 

Lexoni më shumë: 

https://euronews.al/al/vendi/2020/03/24/be-arrin-marreveshje-hapen-negociatat-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut

https://euronews.al/al/vendi/2020/03/24/ambasadorja-kim-do-u-mbeshtesim-fort-deri-ne-anetaresimin-ne-be

https://euronews.al/al/aktualitet/2020/03/24/hapja-e-negociatave-vendim-historik-per-dy-vendet-dhe-mesazh-i-fuqishem-per-ballkanin-perendimor

https://euronews.al/al/aktualitet/2020/03/24/video-soreca-uron-shqiperine-tani-ka-nje-status-te-ri-perballe-bashkimit-evropian

https://euronews.al/al/vendi/2020/03/24/hapja-e-negociatave-drejtuesit-e-be-se-urojne-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut

 

Tregime të lidhura