Vendi

Burimet spitalore konfirmojnë për Euronews Albania: 73 pacientë të shtruar te Infektivi, 3 në terapi intensive

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 11:02
Text size Aa Aa

Burime për Euronews Albania nga Spitali Infetkiv në QSUT bëjnë me dije se numri i pacientëve të shtruar ka shkuar në 73, ndërsa pesë të tjerë janë në pritje të testeve.

Po të njëjtat burime theksojnë se tre pacientë të shtruar ndodhen në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme bëri me dije për publikun se numri i të infektuarve ka shkuar në 146 persona. Deri tani kanë humbur jetën 6 qytetarë, të cilët u infektuan nga virusi vdekjeprurës COVID-19.

Qeveria shqiptare për të përballuar sa më mirë këtë pandemi globale, dy ditë më parë vendosi të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Shqipërinë.

Pas kësaj, Presidenti i Repiblikës, Ilir Meta, mblodhi virtualisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa krahas ministrave dhe strukturave të tjera, të pranishëm në tryezën virtuale ishte kreu i qeverisë Edi Rama si dhe shefi e opozitës, Luzim Basha. Palët diskutuan mbi masat e marra në përbalimin e kësaj  situatë, e cila po konsiderohet nga ekspertët si shumë e rrezikshme për shendetin e qytetarëve.

Tregime të lidhura