Vendi

COVID-19 mbyll gjykatat, KLGJ-ja shtyn proceset gjyqësore për dy javë

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 07:37
Text size Aa Aa

 Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi një ditë më parë të vijojë pezullimin me dy javë të gjithë veprimtarinë dhe shërbimet gjyqësore në gjykatat e Republikës së Shqipërisë.

Kjo masë ka ardhur pas përapjes së COVID-19 në vendin tonë dhe përjashton vetëm rastet me natyrë të ngutshme që nuk mund të presin. Por, në çdo rast do të shmanget prania e publikut gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.

Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike, ose online, nëpërmjet faqeve zyrtare të internetit të gjykatave. Vendimi që ka hyrë tashmë në fuqi pritet të zgjasë nga data 25 mars deri në 7 prill. 

Tregime të lidhura