Vendi

Mjeku i njohur Tritan Kalo iu drejton një apel të ri qytetarëve

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 10:16
Text size Aa Aa

Mjeku shumë i njohur për publikun shqiptar, Tritan Kalo, ka postuar në profilin e tij disa foto të njërëzve, të cilat shfaqen duke qëndruar afër njëri tjetrit dhe duke mos respektuar aspak distancat fizike. Me një shënim në “Facebook”, mjeku Kalo u bën apel qytetarëve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e vëna, pasi në të kundërt shton ai, askush nuk do mundet t’i ndihmojë.

Ai thekson se bluzat e bardha janë në krye të detyrës dhe po bëjnë të pamundërën për t’u kujdesur për shëndetin e pacientëve të infektuar nga COVID-19.

Shënimi i mjekut të njohur:

Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja…..Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….KAPACITETET në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUKU janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë….NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???….JEMI të GATSHËM tju ndihmojmë në çdo moment, POR mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë……..Ju LUTEM!!!!

90872954_3169967253028019_1123236451593486336_n.jpg?t=1585229469

Tregime të lidhura