Vendi

Sfida me “armikun e padukshëm” COVID-19, Edi Rama mesazh shqiptarëve me fjalët e shenjta

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 10:47
Text size Aa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama, iu ka përcjellë një tjetër mesazh qytetarëve, ndërsa kërkon prej tyre  të shtojnë kujdesin dhe të ruajnë distancën fizike.

Shefi i qeverisë ka zgjedhur fjalë të shenjta për të përçuar  porosinë e tij  tek qytetarët, të cilët prej ditësh janë izoluar në shtëpitë  e tyre, pas masave drastike të ndërmarra nga ana e autoriteteve shtetërore.

"O Ju njerëz, kolera është si zjarri i ndezur dhe ju mund të jeni lëndë djegëse e tij, andaj shpërndahuni që zjarri (kolera) mos të ketë me çka të ndizet dhe kështu ai shihet", thuhet në mesazhin  e përzgjedhur nga Kryeministri Edi Rama.

Dy ditë më parë, duke parë situatën që numri i të infektuarve po rritej nga dita në ditë, qeveria vendosi të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

 

 

inbound3631438738070389884-600x327_copy.jpg?t=1585213122

Tregime të lidhura