Vendi

Statistikat e INSTAT: Gjatë shkurtit mbi 18 mijë qytetarë hynë në Shqipëri nga Italia

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 08:11
Text size Aa Aa

Të paktën 18 mijë e katërqind shtetas kanë hyrë nga Italia në Shqipëri në muajin shkurt sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave.

Qarkullimi përgjatë këtij muaji ende nuk ishte bllokuar pasi vetëm sa ishin shënuar rastet e para të infektimit me COVID-19 në Itali teksa në javën e fundit të muajit u regjistruan edhe vdekjet e para.

Sikurse u verifikua në fillim të marsit, një numër i madh i qytetarëve shqiptarë që u konfirmuan me corona dhe ua shpërndanë atë të tjerëve, kishin udhëtuar nga Italia javët e fundit të shkurtit.

Shqipëria deri tani numëron 146 persona të prekur nga COVID-19, ndërsa 6 të tjerë kanë ndërruar jetë. Autoritetet shtetërore kanë aplikuar masa shtrenguese me qëllim pengimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19.

Tregime të lidhura


Warning: filemtime(): stat failed for /home/euronews/cms.euronews.al/media/k2/items/cache/8e4ab90d0a55b1137b644422c23bd7d2_Generic.jpg in /home/euronews/public_html/resources/functions.php on line 1493