Vendi

Pas kreut të Urgjencës Kombëtare, COVID-19 prek edhe shefin e Shërbimit të Mikrologjisë në QSUT

Përditësimi i fundit: 31/03/2020 - 11:55
Text size Aa Aa

Pandemia e COVID-19 ka gjunjëzuar shumë vende të botës, pavarësisht masave të aplikuara për frenimin e saj. Teksa numri i viktimave shtohet në mbarë globin, në vendin tonë kjo pandemi ka reflektuar pasoja të rënda sociale dhe ekonomike.

Por, duket që ky virus nuk kursen askënd. Pas kreut të Emergjencës Kombëtare, Skënder Brataj, Euronews Albania ka mësuar se COVID-19 ka prekur edhe shefin e Shërbimit të Mikrologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", z. Andi Koraqi.

Pak minuta më parë, ministria e Shëndetësisë  përditësoi shifrat mbi numrin e viktimave dhe të prekurve në vendin tonë. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha para mediave se  numri i të prekurve deri tani ka shkuar në 243, kurse numri i të vdekurve ka arritur në 13 persona.

Lexoni gjithashtu:

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj infektohet nga COVID-19

“Unë do të kthehem që ta vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku”| Shefi i Urgjencës me coronavirus: Kjo është kura më e mirë

Tregime të lidhura