Vendi

Situata në Kamëz, bashkia shpërndan ndihma ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti

Përditësimi i fundit: 31/03/2020 - 13:23
Text size Aa Aa

Familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit janë ato që po e përballojnë më me vështirësi situatën e shkaktuar nga COVID-19. Në Kamëz, bashkia ka shpërndarë ndihma ushqimore për këto familje, dhe të tjera në gjendje të vështirë ekonomike.

Kreu i bashkisë Kamëz, Rakip Suli tha se pakoja ushqimore për familjet në nevojë është llogaritur për 20 ditë, ndërsa tregoi edhe përmbajtjen e saj.

“Për çdo familje që ka përfituar flas nga pako ushqimore është menduar që të shkojë jo më pak se 20 ditë  kjo pakto, e cila ka 25 kg miell, 5 kg makarona, 5 oriz, 4 kg vaj, ka sheqerin, ka kripën, por ka edhe detergjentë e sapun. Pra, gjitçka që i duhet një familje minimumin të pakën për 20 ditë”,  tha kreu i bashkisë  së Kamzës, Rakip Suli.

Sipas deputetit Eljo Hysko, shpërndarja e ndihmave në këtë bashki do të vijojë edhe në zona të tjera.

Tregime të lidhura