Vendi

Kriza e COVID-19, Rama: Eksportet janë rritur me 18%

Përditësimi i fundit: 01/04/2020 - 16:54
Text size Aa Aa

Kryeministri, Edi Rama duke iu referuar të dhënave më të fundit të Drejtorisë së Doganave, bën të ditur se gjatë muajit mars, pavarësisht masave kufizuese, eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur në krahasim me një vit më parë.

“Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasuar me marsin 2019. Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”, shprehet kreu i qeverisë.

Sipas z. Rama, fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, pavarësisht masave kufizuese në zonat urbane të vendit.

“Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi - ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta”, përfundon Kryeministri.

Tregime të lidhura