Kriza e COVID-19, Rama: Eksportet janë rritur me 18%

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama duke iu referuar të dhënave më të fundit të Drejtorisë së Doganave, bën të ditur se gjatë muajit mars, pavarësisht masave kufizuese, eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur në krahasim me një vit më parë.

“Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasuar me marsin 2019. Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”, shprehet kreu i qeverisë.

Sipas z. Rama, fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, pavarësisht masave kufizuese në zonat urbane të vendit.

“Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta”, përfundon Kryeministri.



Etiketimet

Treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë? Kryeministri Rama thotë se anon nga bashkëpunimi rajonal

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në emisionin “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania tha se Shqipëria dhe Kosova kanë intensifikuar bashkëpunimet e...

“PPP-të falas, por të kushtueshëm”, Sejamini ia krahason kryeministrit Rama: Sikur t’u blesh shqiptarëve Ferrari

Gazetari Neritan Sejamini solli në vëmendjen e kryeministrit Rama se një nga taktikat më të përdorura të investimeve të qeverisë socialiste në tetë vite,...

Politikat fiskale të socialistëve nuk po rezultojnë fitimprurëse, thotë gazetari Sejamini

Në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ku flitet për rreziqet e krizës, një nga problemet kryesore që ngrihet është paqëndrueshmëria...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER