Dhuna në familje, parashikohet ashpërsimi i tre pikave të ligjit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Propozohet ashpërsimi i kodit penal sa i takon dhunës në familje. Në projektligjin, i cili pritet të kalojë në parlament më 16 prill, kërkohet dyfishimi i masës së dënimit për cilindo krim të dhunës në famije. 

Neni 130 i kodit penal pritet të ketë ndryshime në tre pikat e tij. Aktualisht rrahja ndaj bashkëshortit dhe ish-bashkëshortit dënohet me burg deri në dy vite, ndërsa me projekligjin e ri parashikohet dënim deri në 5 vite. 

Kanosja seioze për vrasje ose plagosje dënohet me burg deri në 3 vite. Me ndryshimet e reja, dënimi për këtë vepër parashikohet të shkojë deri në pesë vite heqje lirie.

 Plagosja me dashje pritet të mos ketë ndryshim në masën e dënimit. Personi që kryen krimin rrezikon dënimin me 5 vite burg. 

Pika katër e nenit 130 me ndryshimiet e reja parashikon dënimin me 10 vite burg për cilindo person që përsërit krimin apo e kryen atë në sy të fëmijes së tij. 

Gjithashtu nënit 287 sa i përket pasurive të konfiskuara të krimit të organizuar pritet të ketë ndryshime. Cilido person që përdor pasuritë e konfiskuara në mënyrë të pajustifikuar rrezikon nga tre deri në shtatë vite burg.

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER