Dënimet për virusin, Avokati i Popullit kundër: S’ndryshohen rregullat themelore të shtetit në gjendje të jashtëzakonshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ashpërsimi i kodit penal lidhur me situatën e COVID-19 gjatë këtyre ditëve ka shkaktuar mjaft diskutime, reagime por dhe kundershtime. Organizatat e Shoqërisë Civile janë kundër ashpërsimit pasi sipas tyre, cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve.

30 organizata i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, duke i kërkuar të rrëzojë në parim amendamentet e propozuara nga qeveria, por këto të fundit janë miratuar një ditë më parë në komisionin e ligjeve dhe nesër votohen në parlament.

Po ashtu, edhe Avokati i Popullit ka shprehur kundërshti lidhur me këto propozime ligjore. Në një lidhje live me Euronews Now, drejtuesja e institucionit të Avokatit të Popullit, znj. Erinda Ballanca u shpreh se Kodi Penal miratohet me një shumicë të përcaktuar nga ana e parlamentit, ndaj duhen dhënë mendime të argumentuara dhe të shoshitura mirë sa herë që do të bëhen ndryshime.

Sipas znj. Ballanca, dispozita të kësaj natyre nuk duhet të miratohen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

“Në rastin konkret ndryshimet në kodin penal po bëhen në mënyrë të përshpjetuar. Kjo nismë ka vetëm pak ditë që është zhvilluar, konkretisht nga data 8 prill që janë paraqitur amendamentet, deri më tani dhe është e tepërt të arrijmë në përfundime kaq shpejt.

Nga ana tjetër, kjo është një masë e jashtëzakonshme, nuk është një parashikim që lidhet me situata normale  të njerëzve. Mund të ketë nevojë në kodin penal për dispozita të kësaj natyre, por ato nuk duhet të miratohen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Komisionit të Ligjeve i kemi shpjeguar nga ana juridike, se pse këto amendamente nuk duhet që të pranohen. Një pjesë e propozimeve tona janë miratuar, pra është përcaktuar se këto masa kanë të bëjnë vetëm në kushtet e fatkeqesësië natyrore dhe në gjendje të jashtëzkonshem për shkak të pandemisë dhe janë paracaktuar disa norma specifike për këtë rast.

Por gjatë kohës që vendet janë në gjendje të jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohen disa nga rregullat themelore të shtetit”, tha znj. Ballanca.

Mund të lexoni gjithashtu:

Thyerja e karantinës, Ligjet kalojnë për votim në parlament shtesat në kodin penal

Heqje lirie deri në 15 vjet kush thyen karantinën, Rama u përgjigjet kritikave të 30 shoqatave

15 vjet burg për shkelësit e karantinës, organizatat kërkojnë rrëzimin e amendamentit


Etiketimet

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoni të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

S’dihet nëse Omicron do shënojë fundin e pandemisë, thotë Anthony Fauci

Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Anthony Fauci thekson se është shumë herët për të konfirmuar nëse varianti Omicron do të shënojë fundin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER