Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar fakti se 82-vjeçari që ka ndërruar jetë sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, nuk ka qenë i prekur nga COVID-19. Mësohet se, i moshuari nga Shkodra, ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal.
“I moshuari është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19. Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.