Balluku: Asnjë i riatdhesuar nuk do të karantinohet në shtëpi. Izolimi vetëm në hotele, që do të paguhen nga shteti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë për Euronews Albania sqaroi se personat që do të riatdhesohen nuk do të kenë asnjë mundësi për t’u vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

E vetmja mënyrë për t’u vetizoluar, sqaroi ministrja, do të jetë përmes strukturave hoteliere të shndërruara në karantina, të cilat do të paguhen nga shteti.

“Deri sot nuk ka pasur shpallje të çmimit të biletës dhe ushqimit. Vetëm ushqimi do të paguhet nga personi në akomodim. Fjetja dhe gjithë shërbimet e tjera do të paguhen nga shteti. 21 euro në ditë i duhen një personi në karantinë, nga këto 14 euro i paguan shteti shqiptar, pra karantina është falas nga shteti. Qytetari do paguajë vetëm 7 euro për ushqimin, që në çdo rast do ta konsumonte kudo që të ishte.

Nuk ekziston mundësia e karantinimit nëpër shtëpi. Të gjithë ata që do të vendosin të riatdhesohen do të plotësojnë një formular me kushtet e karantinimit. Karantinimi nuk do të jetë një proces individual, por i organizar, sepse na duhet të mbrojmë shëndetin e shqiptarëve të tjerë që kanë qenë të karantinuar për 5 javë”, tha ministrja.

Ministrja Balluku tha se deri tani janë rreth 3 mijë kërkesa për riatdhesim, megjithatë kjo sipas saj është një  shifër që duhet marrë me rezerva, pasi edhe në valën e parë kur u riatdhesuan 1 mijë persona, numri i regjistrimeve ishte më i madh.

“Shumë vetë ishin regjistruar, por nuk u paraqitën dhe e humbën mundësinë për t’u riatdhesuar. Ka mbi 3 mijë kerkesa. Por duhet të shohim sa do të jenë realisht”, tha znj. Balluku.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER