Rama: Ekonomia bie dhe ngrihet prapë, të vdekurit s’ngjallen më

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar prej disa ditësh se do të ketë një hapje graduale të aktivitetit tregtar në vend. Por, gjithçka ka theksuar ai do të varet nga numri i të prekurve nga COVID-19. Duke krahasuar përqindjen e vdekshmërisë për 1 milion banorë me vende si Spanja, Belgjika, Italia dhe SHBA, Rama i cilëson si vendimtare masat e shpejta kufizuese.

“Vdekjet për 1 milion banorë tregojë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri. Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës”, shprehet kreu i qeverisë.

Ai nënvizon më tej se masat kufizuese do të vijojnë pavarësisht dëmtimit që do të sjellë në ekonominë e vendit pasi në pari do të mendohet për shëndetin e qytetarëve.

“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj-lloj fantazish jashtë këtij realiteti krejt të pazakonshëm”, shkruar z. Rama.


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER