Rama zbulon debatin me Bashën në Këshillin e Sigurisë: Shkëmbyem opinione jo të njëjta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama pak minuta pas votimit në Parlament të akteve normative si dhe ndryshimeve në Kodin Penal për ata që thyejnë rregullat kundër COVID-19, foli për gazetarët, ku tregoi për marrëveshjen e arritur me Presidentin.

“Kemi pasur një takim të gjatë por të dobishëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të adresuar këtë nevojë në kohë për të mos pasur pengesa apo zgjatje të natyrës procedurale, kemi diskutuar edhe me presidentin, jemi harmonizuar përmes ekspertëve të parlamentit dh të zyrës juridike të presidentit, dhe me grupet e tjera parlamentare, është arritur një përfundim që adreson shqetësime legjitime të shprehura nga faktorë të tjerë, dhe nevojën legjitime të këtij momenti”, deklaroi kreu i qeverisë.

Por, pavarësisht gjetjes së gjuhës së përbashkët për Kodin Penal, nuk ka ndodhur një gjë e tillë për ligjin e pronave dhe ligjin anti-KCK, pasi mazhoranca i ka rrëzuar të dy dekretet e Presidentit. Nga ana tjetër, Z. Rama pranoi se gjatë Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka pasur përplasje me kreun e opozitës, Lulzim Basha, por pavarësisht kësaj e ka cilësuar “debat cilësor”.

“Po mos të kishte debate atëherë pse u bë mbledhja, se nuk u mblodhëm për t’u parë në sy dhe për të buzëqeshur pa folur me njëri-tjetrin, u mblodhëm për të shkëmbyer opinione që natyrshëm nuk janë të njëjta. E rëndësishme është cilësia e debatit dhe mënyra se edhe kur nuk biem dakord, shkëmbejmë me njëri-tjetrin. Nëse toni dhe shkëmbimi i mendimeve të kundërta, dhe pozicionimi kundër i natyrshëm do të ishte edhe në jetën politike publike, do të ishte si në dy mbledhjet e fundit të këshillit të sigurisë kombëtare, politika do të ishte shumë më e pranueshme dhe e besueshme për njerëzit”, u shpreh lideri i mazhorancës.

Kryeministri foli gjithashtu dhe për masat lehtësuese për biznesin që pritet të nisin shumë shpejt, duke nënvizuar se ndryshimet në Kodin Penal i hapin rrugën këtyre veprimeve.

“Përtej të gjitha fjalëve, kritikave, akuzave, ne sot kemi mbushur një boshllëk të kodit tonë penal që rezultonte i vetmi në Evropë pa asgjë të shkruar për një situatë epidemie, dhe për më tepër në këtë fazë ku ne po përgatitemi të hyjmë në procesin e një hapje graduale të aktivitetit ekonomik dhe të normalizimit sa është e mundur të jetës. Ishte e pamundur të konceptohej që paralelisht të mos kishim edhe këto masa që të garantojnë hapjen”, përfundoi z. Rama.


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER